Home » Lajme, Opinione » Taksa e “Rrugës së Kombit”- grabitje për shqiptarët

Taksa e “Rrugës së Kombit”- grabitje për shqiptarët

Nga Skënder Sadri KAPITI

Mosareagimi ,indiferenca  publike  dhe paralizimi i shoqërisë civile, hipokrizia politike e opozitës dhe heshtja mediatike ndaj  taksës  korruptive qeveritaro-private së Rrugës së Kombit “justifikon”  edhe meritën që ka shoqëria shqiptare për tu pajtuar me gjithcka cfarë bën e vepron pushteti dhe interesi i korruptuar i pushtetit dhe i pushtetarëve .

Kjo përderisa  nuk pati  reagim masiv dhe as solidaritet human kombetar e shoqëror proteste kundër kësaj takse të lartë dhe antikombëtare e cila është një gjobë  për shqiptarët, sidomos apo më sakt  këta taksë qeveria  e vendosi  apostafat për  t’i zhvatur shqiptarët  e Kosovës të cilët vizitojnë shumë  herë në vit Shqipërinë.

Komuniteti i cili nuk i kushton vëmëndjen e duhur dhe nuk i përkushtohet interesit  patriotik, publik dhe atij kombëtar mos ta gënjejë veten se do të arrijë rehatinë, qetësinë, sigurinë dhe mirëqënien personale, as atë familjare dhe as qetësinë shpirtërore ,as lirinë politike dhe as  dlirësinë morale e humane.

Kur thuhet dhe emërtohet një Rrugë me emër të tillë të madh si “Rruga e Kombit”kjo nuk bëhet për ta mitizuar qeverinë apo politikën që e mori nismën për ndërtimin e saj si nje vepër që për nga rëndësia politike, ekonomike e strategjike mori jehonë gjithkombëtare. Kjo rrugë jo vetëm se duhet t’i shërbejë popullit dhe kombit dhe  ajo vazhdon të ndërtohet (pasi nuk ka përfunduar) me paratë e popullit.

Pra, kjo  rrugë  i shërben Kombit sepse edhe Shqipëria  e Kosova janë dhe i përkasin  Kombit shqiptar.

Pra, Rruga është pronë kombëtare  dhe as politike, as partiake e as private.

Dhe kjo Rrugë nuk duhet t’i jipej  me koncension asnjë privati i cili nuk ka shpenzuar dhe as nuk ka investuar asnjë lek për ndertimin e saj.

Por kur një rruge të tillë strategjike kombëtare dhe me emërtesë autoritative patriotike , kur ajo tatohet kaq shumë shtrenjtë për të  mbushur  gropën e korrupsionit qeveritar , si dhe për faktin se  kjo rrugë  nuk ofron shërbimin e duhur  e  që nuk ka përfunduar, dhe për të cilën duhet të paguajnë  një çmim shumë të lartë kryesisht pjesa kombëtare shqiptare që është në Kosovë dhe në Kosovë Lindore, kjo më nuk është rruga e kombit, por e zhvatjes dhe e grabitjes së asaj pjese të kombit e cila ka meritën më të madhe kombëtare shqiptare për sakrificat, vuajtjet dhe kontributin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar të Shqipërisë .

 Dhe për këto “arsye” politika e pushteti shqiptar  i Shqipërisë  për  “integrimin gjithkombëtar”  dhe  për  respekt e “mirënjohje “ua shpërblen  me grabitje  e zhvatje financiare  kosovarëve që vijnë dhe e vizitojnë shtetin “Amë”, Shqipërinë.

Kjo vendimmarrje qeveritare duhet rishikuar edhe njeherë  pasi është  një  ndërmarrje e veprim  antikombëtarë , pasi qeveria shqiptare nuk bëri madje asnjë  konsultë  paraprake as me Shtetin Shqiptar të  Kosovës.  

Ky  Vendim  qeveritar taksimi , i cili edhe u kundërshtua fillimisht me proteste popullore, edhe nga biznesi, megjithse  shume  zbehte nga nje pjesë  të  politikës dhe ndonji  medie e që  shkaktoi  pakënaqësi, mospajtim e refuzim  dëshpërimi të  madh te njerezit të cilët janë të detyruar për të udhëtuar në ata rrugë edhe për faktin se nuk ka alternativë tjetër  kalimi për të ardhur   banorët e Veriut të Shqipërisë në Tiranë dhe shqiptarët nga Kosova e Lugina e Preshevës për në Shqipëri.

Qeveria aktuale e Shqipërisë bën vetëm dukje e reklama simbolike të takimeve të qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës por nuk bën asgjë reale e konkrete për integrimin ekonomik, doganor e strategjik  mes dy shteteve shqiptare.

Por përkundrazi,  tani vendos edhe një kufi tjetër  si pengesë  shtesë pa konsultim paraprak me Kosovën, gjë e cila ia nxjerr në shesh hipokrizinë  patriotike Qeverisë së Tiranës.

Më shumë Qeveria e Tiranës është e interesuar për integrimin e Ballkanit Perendimor  se sa për integrimin Shqipëri-Kosovë.

Shqipëria përkrah krijimin e një Tregu të Përbashkët të Ballkanit Perendimor ku më e favorizuara dhe kryesore e lider në këtë treg do të ishte Serbia e cila jo vetëm se nuk e ka njohur Kosovën por vazhdon me të gjitha kapacitetet e saj politike e diplomatike që të pengojë njohjet ndërkombëetare për Kosovën.

Kjo taksë më e fundit për Rrugën e Kombit është në vazhdën e pengesave korruptive  dhe të monopoleve pranë qeveritarëve shqiptarë të cilët pengojnë  krijimin e  Tregut të Përbashkët Ekonomik shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë.

Pra,si  edhe ta kuptojmë pushtetin dhe Qeverinë e Shqipërisë sot,  kur Kosova ballafaqohet me një problem të madh me rëndësi gjithëkombëtare, me problemin e kufirit me Serbinë dhe me atë të Kosovës Lindore, problem i cili është bërë  edhe si një agjendë europiane dhe më gjërë , e ndërsa Shqipëria  si gjithnjë “indiferente”  por madje edhe perkundër kësaj  ajo gjen “preokupimin” dhe kohën  duke vendosur një taksë ndarjeje Shqipëri-Kosovë që njihet tashmë si Taksa e “Rrugës së Kombit”?!

Greqia përkujdeset aq shumë për minoritarët grekë në Shqipëri sa që edhe ku ka tre minoritarë ajo e ka detyruar Tiranën të hapë shkolla greke; ia ka imponuar  Shtetit shqiptar lejen për  të ndërtimin  edhe të varrezave “memoriale” të  ushtarëve pushtues grekë  në trojet  shqiptare  në Shqipërië e Jugut;  bën presion që edhe nga Historia e Shqipërisë të hiqet Çamëria, kur edhe jo vetëm se e ka marrë Çamërinë por tani pas 100 e ca vitesh Shqipëria shtet , Greqia po i merr  Shqipërisë edhe sipërfaqe ujore detare bashkë me rezervat e saj me nafte e gaz; gjithashtu Greqia u akordon edhe ndihma finanaciare, paga  dhe pensione  minoritarëve grek në Shqipëri.

Ndërsa Shqipëria as minimalisht nuk interesohet as  për  t’u dërguar  abetare për nxënësit e  qindra mijra emigrantëve ekonomikë të cilët kanë emigruar  dhe që jetojnë e punojnë në Greqi. Politika e pushteti politik në Tiranë gjithmonë justifikohet se “ jemi të varfër dhe nuk kemi mundësi financiare as për arsimin, as për shëndetsinë, as për ndihmë modeste sociale e as për pensione”.

Por pyesim politikën dhe pushtetarët  shqiptarë se: a nuk jeni ju fajtorët dhe përgjegjësit për këtë gjëndje të rëndë ku e keni katandisur shtetin; a nuk jeni ju hajdutët që vidhni dhe abuzoni me paranë publike dhe që e keni zhytur shtetin  dhe shoqërinë në varfëri, papunësi, mjerim e skamje, në korrupsion dhe në eksod?!

Ju politikanë e pushtetarë dështakë mendoni vetëm se si t’i merrni frymën qytetarëve shqiptarë  të cilët kanë rrogat më të ulta në Europë, i ngarkoni shqiptarët me taksa e tatime sa që edhe ajrin po të keni mundësi do ta tarifonit e  taksonit, pasi shtetin e keni nxjerrë në ankand  me politikën   “Shqipëria një euro”, dhe sot me politikën e dhënieve  me koncesione të të gjithave  që janë publike dhe shtetërore  dhe me rëndësi  kombëtare jetike e strategjike siç është edhe rasti i taksës së “Rrugës së Kombit?

Serbia  me gjithë gjëndjen dhe krizëm që e ka mbërthyer  atë, ajo u jep mbi 40 mijë rroga familjeve serbe  të Kosovës, dhe megjithë  gjëndjen jo të mirë as politike, as financiare dhe as ekonomike:  dhe pavarësisht kësaj, Serbia  investon qindra miliona euro për zhvillimin e komunave me shumicë popullsie serbe në Kosovë, pra i ndihmon ata.

Ndërsa Shqipëria jo vetëm se nuk e ndihmon Kosovën si shtet i ri i cili doli nga lufta e rrënuar , e djegur dhe e shkatërruar , e prapambetur dhe e pazhvilluar si pasojë e regjimit kolonialist genocidist serb,  por përkundrazi  sot Tirana  i vë pengesa,  vendos atë   që tashmë quhet me të drejtë gjoba e madhe  për qytetarët dhe për biznesin kosovar, taksimi shume i lartë për ata shqiptarë të cilët disa here në vit  vizitojnë Shqipërinë, dhe vinë  shpeshherë të pushojnë në Shqipëri.

Po kështu politika e Tiranës kundërshton edhe Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën  edhe përkundër faktit  se  ajo nuk ka bërë asgjë për shqiptarët atje , asnjë mbrojtje për liritë dhe të drejtat kombëtare të tyre, dhe asnjë ndihmë e jo më investim për komunat shqiptare të Luginës së Preshevës, dhe me këtë taksën e lartë  të  Rrugës së  së Kombit  Tirana i gjobit,zhvat dhe grabit   edhe ata  kur  vijnë  si dhe shqiptarët nga Maqedonia që  udhëtojnë në Shqipëri në këtë rrugë.

Pra, taksa e  Rrugës  që  është  një  taksë  shumë  e lartë  dhe aq më  tepër e imponueshme për tu paguar ajo edhe nga ata të  cilët nuk e përballojnë  dot,  kjo pasi nuk ka alternativë  tjetër dytësore për të  udhëtuar , e cila është  edhe si  tarifë për tu paguar për një  rrugë  të  papërfunduar ,një  taksim  i  lartë  si një  gjobë   për të gjithë shqiptarët  sidomos dhe veçanërisht për Shqiptarët e Kosovës dhe të  Luginës së  Preshevës.

A  kjo është ajo  se çfarë Shqipëria  duhet të bëjë  për “integrimin” gjithkombëtar të shqiptarëve!?

Pra, në çfarë roli e kontributi mund t’i besohet   që mund të luajë  si  qeveria por edhe opozita në Shqipëri  të cilat  nuk  lobojnë  dhe as nuk ndihmojnë   financiarisht kurrë jo se jo ,por as politikisht e diplomatikisht  seriozisht  për njohjet ndërkombëtare  për Kosovën;  për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; për integrimin e serbëve të Kosovës Veriore në Shtetin e Pavarur të Kosovës, dhe as për liritë dhe të drejtat kombëtare apo edhe për Bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën  kjo si  e  drejtë kombëtare e tyre e deklaruar erdhe me Referendum , por që politika pozitë-opozitë në Shqipëri është kundër saj?!

“PatriotizmI “ politik  djathtist PD-ist, kundërshtimi dikur  “antikorrupsion” majtist politik PS-ist për ndërtimin e Rrugës së Kombit, buja dhe zhurma e madhe për dhe kundra ndërtimit të “Rrugës së Kombit” e cila  ka një emërtesë patriotike dhe  kombëtare ,  por në të vërtetë me këtë rrugë u spekullua shumë, u vodh dhe u abuzua shumë rreth 200-230 milion euro.

Një Rrugë që kushtoi shumë shtrenjtë e që nuk ka përfunduar akoma dhe as që  nuk dihet se kur do të përfundojë, Rrugë e cila nuk ofron shërbimin e duhur dhe nuk plotëson as standartet.

Kjo Rrugë  që u ndërtua për  dhe në emër të Kombit, që reklamohej  më shumë si sukses  patriotik dhe si  Rrugë politike  e Berishës dhe e Partisë Demokratike , e qeverisë së Partisë Demokratike por e ndërtuar  jo me paratë e tyre  por me paranë publike ,me paratë e taksapaguesve shqiptarë, por që edhe u vodh dhe u abuzua aq shumë  me të.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste nuk është ndërtuar as edhe një kilometër e kësaj Rruge.

Tashmë Partia Socialiste, qeverisja e saj duke mos gjetur e siguruar para për ndërtimin e kësaj Rruge , pas “vuajtjesh e mundimesh” , “përkushtimi” e “shqetësimesh” të mëdha  për të gjetur para e fonde  për “Rrugën e Kombit”,  që prej një viti  më në fund shpiku dhe gjeti zgjidhjen,  jo si ishpushteti i mëparshëm i cili e ropi dhe e vodhi popullin shqiptar, paranë publike   për këtë rrugë, por Partia dhe qeverisja socialiste tashmë ka vendosur tarifën apo taksën e lartë për shqiptarët e Kosovës të cilët duhet të paguajnë për “mirëmbajtjen” e kësaj Rruge. Kjo  taksë realisht  është një gjobë që u vihet qytetarëvë të Kosovës të cilët vijnë  dhe e vizitojnë Shqipërinë, madje  duhet për të paguar për një shërbim që kjo rrugë nuk u ofron atyre , sepse  kjo rrugë as nuk plotëson standartet dhe as nuk ka përfunduar , por edhe që është një taksë shumë, shumë e lartë.

Ky provokim dhe ky antikosovarizëm  i Qeverisë shqiptare mund të marrë me të drejtë edhe një si kundërpërgjigje reciprociteti  nga Kosova  e cila edhe ajo pse  të  mos vendosë taksë për Rrugën, për autostradën e saj edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe për bizneset nga Shqipëria që operojnë në Kosovë, veprim ky që  i imponohet  Kosovës nga Tirana dhe që provokon  dhe nxit një distancim çintegrues dhe largesë kombëtare mes dy shteteve shqiptare.

Kjo taksë e Qeverisë “Rama”  është trau i ri ndarjes  politike, tregëtare dhe ekonomike të Kombit , mes Shqipërisë dhe Kosovës, si trau  i korrupsionit dhe  si barrierë e pengesë për komunikimin, afrimin dhe bashkimin e Kombit.

Pyesim se përse hesht  edhe opozita  dhe pse ajo mjaftohet me një kundërshtim të cekët e vetem sa për dukje, përse opozita “patriotike” e PD nuk kundërshton dhe nuk deklarohet se kur të vijë në pushtet do ta  rishikojë apo edhe do ta heq “Gjobën e Kombit” për “Rrugën e Kombit”.

Apo u arrit ujdija ,marrëveshja e konsensusi  politik , korruptiv e antikombëtar  i politikës  opozitë- pozitë së Tiranës që:” mos na hetoni ne  për vjedhjen që kemi bërë me paratë e “Rrugës së Kombit” në emër të Kombit , dhe tani vazhdoni  ju që të gjobisni e të grabisni qytetarët dhe shqiptarët e Kosovës me tarifën , taksën apo me gjobën e Rrugës me emër  të Kombit ”.

Nuk e kuptoj pse hesht shoqëria civile si në Shqipëri dhe ajo në Kosovë, pse ato nuk kundërshtojnë këtë  taksë  si dhe veprime  të tjera  korruptive, padrejtësie dhe antipublike të politikës e të pushtetit.

A është organizuar shoqëria civile shqiptare mbi baza vullnetare në emër të lirive e të të drejtave qytetare apo  janë organizime politike, servile  e puthadore të pushtetit?!

A funksionojnë organizimet civile shqiptare mbi baza vullnetare  në mbrojtje të interesave të qytetarit, interesit publike, social etj.,  dhe  a janë ato të motivuara patriotikisht, moralisht, dhe a kanë frymë humaniteti e solidariteti nderqytetar  apo janë edhe ato prona dhe leva te drejtuesve të tyre dhe të politikes e të interesave materialiste personale ashtu sikurse janë edhe mediat ?!

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch