Home » Opinione » Taksat me Maqedoninë do të hiqen, po për Luginën?

Taksat me Maqedoninë do të hiqen, po për Luginën?

Shkruan: Nehat Hyseni

Bllokada e mallrave dhe qarkullimit të lirë të njerëzve midis Maqedonisë dhe Kosovës do të hiqet sonte, më 14.09.2013, në orën 24:00.

Gjithashtu edhe pagesa 5 euro për veturë, 2 euro për udhëtarë dhe 10 euro për kamiona dhe autobusë, do të hiqen.

Mos të harrojmë se i gjithë ky /sherr/ midis Kosovës dhe Maqedonisë nisi me ndalimin e importit të miellit nga Kosova në Maqedoni. Pra, të një apo dy firmave private.

Ndërkaq, mbetet e paqartë:

1. Prej nga Kosova eksporton miell, kur asaj i mungon ky artikull elementar dhe vet importin 50% të  sasisë që i nevoitet për plotësimin e nevojave të veta.
Pra, rezulton fakti se nga Kosova tregtohet ky artikull nga  shtete tjera, dmth nuk êshtë produkt kosovar.

2. U pa puna se për interesa të një  apo dy personave u ngritë në këmbë Qeveria e Kosovës.

Se a ishte në pyetje interesi i Kosovës apo i disa individëve (biznismenëve e qeveritarëve), apo i popullit të Kosovës, nuk është vështirë të konkludohet.

Por, taksat kufitare të Kosovës ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës, të cilat janë katër herë më të larta se ato që ia vuri Maqedonia Kosovës për vetura (20 euro krahasuar me 5 euro) dhe dhjetë herë më të larta për kamionë (100 euro krahasuar me 10 euro), duke inkasuar Kosova /nënë/, reth 14,5 milionë euro nga /vëllazërit/ e vet që kanë mbetur aktualisht nën regjimin antishqiptar të Serbisë. “Patriotizëm” se jo mahi!

Derisa Serbia e as Kosova për serbët e Kosovës nuk aplikojnë taksa kufitare dhe kanë  investuar qindra miliona e miliarda euro në vit, duke bërë gara se cila do të investoj më tepër: Serbia për /bashkëkombasit/ e vet (serbë), apo Kosova për shtetasit e vet serbë.

Ndërkaq ,Kosova për shqiptarët e Luginës së Preshevës aplikon taksa drakonike 20 euro në javë ose 1042 euro në vit për një veturë, ose familje shqiptare të Luginës, duke mos investuar asnjë cent të vetëm për këtë pjesë të shqiptarve, meqë ata nuk janë /kosovarë/!

Kurse, për shtetin e Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë serbë, pra bashkëkombas të serbëve të Serbisë, prandaj ajo nuk investon fare aty, edhepse i vjelë të gjitha taksat shtetërore, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre të vështirë, në kushte të papunësisë dhe moszhvillimit ekstrem të kësaj treve. Kështu vazhdon realizimi i vrullshëm dhe i papenguar nga askush i Planit sekret të Qeverisë së Serbisë të vitit 2002,  për shpërnguljen e shqiptarve nga trojet e Serbisë.

Pra, që prej mesnatës së 14 shtatorit kosovarët do të udhëtojnë pë në Maqedoni, pa paguar taksë kufitare, kurse pëshqiptart e Lugin s  Preshevës, edhe pas dy vitesh, mbetet në fuqi kjo taksë, duke u vazhduar me avazin e vjetër në kufirin Serbi-Kosovë me pyetjen e policit kufitar:

/Ke paguar takes 20 euro?/

Poqese ke paguar hyn në Kosovën nënë, e poqese jo, /nëna/ Kosovë nuk na pranon të shkelim në tokën e saj, por na detyron të kthehemi mbrapa !

Eh, kështu e kemi na shqiptarët! Prandaj edhe i kemi punët ashtu si i kemi. Andaj në mënyrë të pandalëshme është duke u zbrazur Lugina e Preshevës, nga zullumi i dyfishtë: i regjimit antishqiptar të Serbisë dhe i pushtetit /vëlla/ të /Kosovës nënë/, duke i kontribuar kështu secila prej tyre për të realizuar fatin e Çamërisë edhe kjo pjesë e Shqiptarisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch