Edhe më tutje udhëtarët e komunës sonë po përballen me shumë parregullësi gjatë udhëtimit në relacionin Preshevë- Gjilan. Ata nuk dinë se ku duhet të stacionohen për të pritur taksitë e Preshevës , problem ky I shfaqur gjatë këtijë dy javëshi.
Taksistat e Preshevës nuk lejohen që të parkohen prapa stacionit të autobusave në Gjinal. Ata tani duhet ti parkojnë veturat jashtë lokacionit, pa u vërejtur nga ispektorët dhe patrullat e policisë, për ndryshe kërrcënohen se do tu merren dokumentet. Sipas inspektorëve komunal ditëve në vazhdim pritet që të realizohet një takim i përbashkët në Gjilan me përfaqësuesit institucional për të shqyrtuar problematikën e taksive të Preshevës.
Rtv Presheva