Home » Lajme, Vendore » Tana e vogël niset nesër për shërim falas në Edrene në Turqisë

Tana e vogël niset nesër për shërim falas në Edrene në Turqisë

Për të ndihmuar shpëtimin e një jete në nevojat e shfaqura  për operacionin  e vogëlushes Tana Sabedini nga Presheva  jashtë vendit është organizuar mbrëmje humanitare nga një grup grash të vullnetit të mire. Aksioni humanitar është iniciuar në shenjë përkrahje dhe ndihme me  mjete materiale. Para të pranishmeve fjalën e mori Kadrije Ahmedi iniciatore  këtij gjesti human e cila falënderoi të gjitha gratë që treguan gatishmëri për të kontribuar në këtë formë.

Falë sponsorëve të ndryshëm është realizuar edhe mbrëmja në fjalë. Një gjë që bëri të përloten gjitha gratë prezente ishte konfirmimi I  lajmit ekskluziv nga zoti Qani Nalbani nga Bilaçi kryetari I shoqatës turko-shqiptare Deli Aush’ I cili për mes kontakteve me miqtë atje siguroi operacionin e Tanës falas nga spitali shtetëror në Edrene të Turqisë.

Ndërkaq gjatë programit të paradites në Tv Presheva Qani Nalbani,ka konfirmuar se Tana e vogël me prindërit do të niset këtë të martë drejt spitalit të Edrenesë.

Ndërkaq një risi tjetër është se përkrahësit kanë shprehur gatishmëri për ndërtimin e një shtëpie familjes Sabedini. Gjithashtu ditët në vazhdim ata kanë propozuar edhe krijimin e Fondacionit Tana I cili do të shërbente për fëmijët në nevojë.

Shërimi falas në Edrene të Turqisë, I ka dhënë jehonë edhe gazetarja Kimet Kara e cila artikullin për tanën e vogël e kishte publikuar në faqën e pare të gazetës Ozgu Rumeli. Pas këtij lajmi ajo I është drejtuar Ministrisë dhe Rektoratit Universitar të mjekësisë nga ku ka marrë mbështetje për shërimin e Tanës së vogël. Tana e vogël me sëmundjen e zemrës ishte diagnostifikuar në qendrën spitalore në Beograd.Me këtë rast familjes iu është thënë se për operimin e Tanës nevojiteshin rreth 50 mijë euro që kjo shumë ishte e pa përballueshme për familjen. Pas këtij moment janë ndërmarrë një sere aksionesh për grumbullimin e mjeteve materiale ku me natën e mbrëmshme është arritur shifra prej 29 mijë eurove. Në fund organizatorët kanë falënderuar të gjithë ata që kanë shtrirë dorën e solidaritetit duke uruar që aksione të tillë të vazhdohen edhe në të ardhmen për fëmijët nevojtarë.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch