Home » Lajme, Vendore » Tana e vogël sot u kthye shëndosh e mirë pranë gjirit familjar

Tana e vogël sot u kthye shëndosh e mirë pranë gjirit familjar

Tana Sabedini është vogëlushja nga Presheva e cila kërkoi ndihmën e popullit për tiu nënshtruar operacionit në zemër. Falë njerëzve të vullnetit si Qani Nalbani nga Bilaçi , Tanës së vogël iu mundësua operacioni falas. Pikërisht në ndërrimin e motmoteve ajo u kthye pran familjes shëndosh e mire. Ajo qëndroi për një muaj në spitalet turke.

 

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Tana e vogël pas  shumë sakrificave iu kthyer gjirit familjarë. Ajo iu nënshtrua operacionit në zemër ditë më pare në spitalin më të njohur të Turqisë Mehmet Akif në Stamboll. Gjendja e saj shëndetësore është e mire theksoi e mëma e Tanës Majlinda Sabedini. Ajo ndihet mjaft e kënaqur për përkrahjen e të gjithë njerëzve të vullnetit të mire që e ndihmuan në shërimin e vajzës. Me sy të përlotur dhe I shqetësuar përpar kamerave tona duke pasur parasysh kushtet e vështira ekonomike, falënderon gjithë popullin dhe ata që kontribuuan në shërimin e Tanës.Tana e vogël sërish pas një viti do ti nënshtrohet operacionit në zemrër në spitalin e lartpërmendur. Familjarët e Tanës presin që viti që po vjen të jetë vit edhe më I mire se ky që po e lënë pas. /RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch