Pas pranimit të mjekëve më eminent të spitalit shtetëror të Edrenesë është konstatuar se Tana ka komplikime në shëndetin e saj dhe analizat dhe operimi I saj do të bëhet në Stamboll të Turqisë ka thënë kështu drejtori I mjekëve të Edrenesë Mustafa Ozdemir. Ne do ti ndihmojmë të gjithë atyre që kanë nevojë dhe dera është hap.
Falë kryetares së unionit të gazetarëve në Edrene zonjës Kimet Kara është mundësuar kjo lidhje nëpërmjet rrjetit social, për të bërë një gjest mjaft human. Aksioni është ndërmarrë në ndjesinë e një nëne ka thënë ajo.
Tanën e vogël e vizitoi në spital edhe kryetari I Kuvendit të rrethit të Edrenesë zotit Nystre Ujbash.
E Qani Nalbani, kryetar I shoqatës turko shqiptare Deli Agush nga Bilaçi ndjehet mjaft I kënaqur me mundësinë e cila iu ka ofruar nga mjekësia turke. Ai njëherit është edhe ura lidhëse e këtij aksioni humanitar.
Edhe babai I Tanës Burim Sabedini ndihet mjaft I lumtur dhe nuk gjen dot shprehje nga emocionet e kapluar rreth mundësisë së operacionet në spitalet turke.
Vizitat mjekësore të Tanës së vogël në spitalet turke I përcolli nga afër Radiotelevizioni Presheva ndërkaq Emir Tana u bë shumë I njohur edhe mediet turke. Për rastin e Tanës do t’iu sjellim më gjerësisht specialen ditëve në vazhdim.
Rtv Presheva