Home » Sport » Tare e merr Strakoshën në Lazio, kërkon dhe Xhakën e Nikçin

Tare e merr Strakoshën në Lazio, kërkon dhe Xhakën e Nikçin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka kompletuar transferimin e portierit shqiptar, 17-vjeçarit Thomas Strakosha, të mërkurën, njoftojnë mediumet italiane. Mirëpo, sipas mediumeve, Tare nuk e ndal me kaq “popullimin” e Lazios me shqiptarë. Ai synon që gjatë afatit kalimtar të verës të transferojë edhe dy mesfushorët shqiptarë, Granit Xhaka e Adrian Nikçin. 

Strakosha 17-vjeçar është i biri i ish-portierit të Përfaqësueses së Shqipërisë, Fotaq Strakosha, ndërsa në Lazio është transferuar nga skuadra greke Panionios.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Tare, gjatë verës të vitit të kaluar kishte insistuar dhe kishte transferuar mesfushorin kosovar Lorik Cana nga Galatasaray. Tash, Tare ua ka vënë syrin edhe dy shqiptarëve që luajnë në Zvicër, Xhakës së Baselit dhe Nikçit të Zuerichut .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch