Home » Lajme » Tarifa e re, e propozuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, për veturat me targa të Serbisë për 14 ditë do të jetë 32 euro

Tarifa e re, e propozuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, për veturat me targa të Serbisë për 14 ditë do të jetë 32 euro

Tarifa e re e sigurimeve, e propozuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, për veturat me targa të Serbisë, që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, konsiderohet si tejet e lartë dhe e dëmshme, kryesisht për qytetarët shqiptarë qqë jetojnë në Luginën e Preshevës. Tarifa e re, e propozuar nga Shoqata, për 14 ditë do të jetë 32 euro, e njëjtë me ato të mërgimtareve nga Evropa. Rrahim Pacolli, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, thotë për “Zërin” se pala kosovare ka bërë propozimin për tarifa të reja të sigurimeve në Kosovë, ku do të jenë të njëjta me ato të Evropës. Sipas propozimit të palës kosovare, polica e sigurimeve për 14 ditë qëndrimi në Kosovës, do të paguhet 32 euro, krahas 60 euro sa është aktualisht. Tarifa e propozuar do të jetë e njëjtë më ato të mërgimtareve nga Evropa. Pacolli thotë se vendimi për vendosje të tarifave ka qenë i mirëseardhur për kompanitë e sigurimeve. Nga ana tjetër, përfaqësues të shqiptareve të Luginës së Preshevës thonë se vendimi për vendosje të tarifave ka qenë shumë i dëmshëm për shqiptarët e asaj ane. Për të udhëtuar me targa të Serbisë në Kosovë për 14 ditë qëndrimi duhet të paguhen 60 euro. Ndërkaq, për të kaluar me targa të Republikës së Kosovës në Serbi, qytetari duhet të paguajë 105 euro për 1 muaj qëndrim. Ndërkaq, qytetarët serbë që ecin me vetura me targa të vjetra nuk paguajnë asnjë euro si për të hyrë në Kosovë, por edhe në Serbi. Por, burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se çështja e diskutimit të policave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, mund të zvarritet edhe më tej, pasi që kjo çështje nuk është në rend në ditës gjatë diskutimeve që do të mbahen në ditët në vijim mes palës serbe dhe asaj shqiptare. Por, pengesë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, mund të jenë edhe zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen në maj të këtij viti.“Mund të ndodhë që tarifat ekzistuese të mbesin në fuqi, së paku edhe tre muaj tjerë, nëse pala kosovare nuk bën presion mbi palën serbe”, tha burimi i besueshëm i gazetës.
RTV Presheva

One Response

  1. toni thotë:

    Cfar defekti eshte shkurtuar lajmi shkau qe ka qen intervista e Kryetarit te KNSH,pa lidhjea

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch