Home » Lajme » Të arrestuarit e MUP-it serb pritet të dalin para trupit gjykues

Të arrestuarit e MUP-it serb pritet të dalin para trupit gjykues

Prishtinë, 26 shkurt – Gjashtë pjesëtarët e MUP-it serb të arrestuar dje në rrethin e Gjilanit, sot pritet të dalin para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Ata janë arrestuar si të dyshuar se kanë vepruar kundër interesit juridik të Kosovës. Atyre u janë gjetur uniforma të Policisë serbe e distiktive të MUP-it serb. Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar armë të ndryshme dhe gjësende të tjera. Ndërkohë, ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq. Ai arrestimin e ka quajtur akt provokimi nga Prishtina zyrtare. Sipas tij, të arrestuarit, punëtorë të MUP-it, jetojnë në Gjilan, ndërsa punojnë në Vranjë.

“KOHA.net”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch