Home » Lajme, Opinione » Të fala Marko Gjuriqit !

Të fala Marko Gjuriqit !

Flamuri KosovesGjuriqi paska vlerësuar se shtetet që kanë qenë sponsorë të, siç e quan ai, një shteti të dështuar, flasin për një “të ashtuquajtur shtetësi të Kosovës një projekti të parealizuar, çerdhe të krimit të organizuar, kërcënim të stabilitetit rajonal dhe një zonë e paqëndrueshme në aspektin politik dhe social”.

Të fala Marko Gjuriqit , pak histori  për serbët “Kur e kanë krijuar, më 1219-n, Kishën Pravosllave Autoqefale, serbët nuk kanë pasur as edhe 1 shenjtor. Ne kishim gati 12 shekuj të  krishtërimit( Gjergj Dabaj )

Mund ta lexoni librin, me shumë vlera, të Mirosllav Qosoviqit “Shenjtorët e rremë të Kishës Sërbe” (“Bizarni sveci Srpske crkve”), botuar në Cetinjë më 2014-n. Nuk i kishit shenjtorët, por shenjtorët u duheshin, sepse, përndryshe, nuk mund të kompaktësoheshit si komb. Shën Sava Nemanjiqi, një largpamës me merita të pazëvendësueshme në historinë e kombit sërb, e krijoi “shenjtin” e parë sërb “Shën” Simeon (Stefan) Nemanjën. E krijoi në mënyrën më antifetare të mundshme, por që u përqafua me gjithë shpirt prej turmës serbe.  .

“Serbët, para 3 vjetësh, e festuan me të madhe 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos, shpallur prej Konstantinit të Madh në vitin 313. Serbët s’kanë asnjë lidhje gjinie me Konstantinin e Madh. Konstantini i Madh është drejtpërsëdrejti njëri prej para ardhësve tanë dhe ne përkujtojmë atë akt të tijin, me anën e të cilit hapej një kapitull i ri i historisë gjithënjerëzore .
“Mirëpo, disa kisha ortodokse mesjetare që janë në Kosovë, janë bërë ‘mollë sherri’ në marrëdhëniet serbo-shqiptare gjatë shekujve, për arsye të politikës ekspansioniste të Serbisë e të kishës së saj ortodokse”, thoshe Marka Krasniqi. Akademiku argumenton se si kishat i ka uzurpuar Serbia, megjithëse ato janë ndërtuar në kohën e sundimit të Bizantit në këto vise, para shtrirjes së Serbisë në këto anë.

“Manastiri i Deçanit është i rindërtuar mbi themelet e një kishe ilire, pasi që zona ku ndodhet Manastiri i Deçanit, disa metra në perëndim shtrihet lokaliteti i vjetër arkeologjik i cili nuk është i hulumtuar në detaje dhe që quhet Kulla e Qelisë, ku është një lokalitet arkeologjik që dëshmon se kjo pjesë ka qenë e populluar para se të popullohet pjesa e Deçanit dhe Rrafshit të Dukagjinit. Aty i kemi informacionet e para të një qytetërimi ilir” thotë Imeraj dhe shton se informata e dhënë për emrin e mjeshtrit që e ka rindërtuar manastirin është e pasaktë. (Shkodran (Cenë) Imeraj )

“Kisha e Manastirit te Deçanit është vepra me e madhe qe ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate e ardhur nga bregdeti. Ne arkitraun e portalit jugor te narteksit gjendet edhe mbishkrimi i gdhendur i arkitektit shqiptarAt Vita Kuçi – Cuci. Për jetën dhe veprën e tij,kohëve te fundit,ne regjistrat e Arkivit Historik te Kotorrit, kemi gjetur njoftime interesante. Sipas një te dhëne qe del nga zyra noteriale e Kotorrit, françeskani At Vita Kuçi ishte rektor apo kryemurg i kishës se Shën Mërisë ne Kotorr,pune qe atëbotë, ne kete pjese te Adriatikut, bënin kryesisht priftërinjtë shqiptare.”( nga Anton Pllumaj )

Pra , ministër në funksion Z. Gjuriq,  të  ju them që ata që krijuan Shtetin  e Kosovës, ata me ne së bashku  e ndërtuam Kosovën : Kosova është e përjetshme kurse argatët  e juaj  tek politikanët , tregtarët , biznismenët , gazetarët ,hoxhallarët , priftërinjtë  në Kosovë nuk e kanë të gjatë shërbimin e tyre  ndaj jush.  Mos  u nguteni me deklarata , mos e mashtroni popullin e juaj .

Fahri Xharra,
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch