Home » Lajme, Shëndetësi » TË GJEJMË ARËSYEN PËR T’I MBAJTUR LARG SHQETËSIMET PSIKOLOGJIKE NGA KJO LUFTË BIOLOGJIKE- COVID-19

TË GJEJMË ARËSYEN PËR T’I MBAJTUR LARG SHQETËSIMET PSIKOLOGJIKE NGA KJO LUFTË BIOLOGJIKE- COVID-19

Lule Alidema, Psikologe 

* Situata me covid-19 vetëm sa po vjen e po rëndohet! 

Duket qartë se sa po përparon këto ditë. 

Numri i të prekurve me virus është shumë i lartë, nuk dijmë saktë kush është i infektuar e kush do infektohet! 

Rrethi aq është ngushtuar saqë vështirë të menagjohet. 

* Konfuzion deri në ekstrem! 

Gati nëntë muaj nën presionin psikik të kësaj pandemie të shpikur, vërtetë e rëndë! 

Ajo që vret më shumë durimin tonë është se askush nuk po dijmë çfarë po bëhet e si do bëhet, sa do zgjasë apo do mbetet gjithmonë mes nesh. 

Sado themi se po kalohet lehtë, është vetëm një virus i rëndomtë, është dobësuar apo ka humbur fuqinë virusi, njerëzit ende po përballen me ato ethet e tmerrshme, me atë dhembje koke, e kockave, me simptoma të ndryshme dhe të paparashikuara ndryshe nga secili individ, e dikush dhe po e pëson me fatalitet. 

Mbi gjitha torturave që kaluam e po kalojmë vërtet po përjetojmë ndjësi dëshprimi, inati, zhgënjimi, sepse nuk kemi fuqinë të bëjmë, ndryshojmë asgjë, asnjë armë mbrojtëse nuk kemi ndaj kësaj lufte biologjike. 

Kjo situatë është një luftë në vete, madje luftë e rrezikshme, luftë për shëndet që na detyron të luftojmë pa ditur se për çfarë interesash dhe kush po përfiton, njeriu po eksperimentohet, luftë që na futi pa pyetur fare. 

Po manipulon me shëndetin, jetën tonë. 

Nuk kemi asnjë fuqi mbrojtëse, luftë në interesa tjera e ne po pësojmë. 

* Sa e padrejtë njeriu të eksperimentohet në këtë formë. 

Këtu dallohet sa forcë ka njeriu, qfarë mund të bëj kundër kësaj lufte, ku po i përfshinë gjitha moshat gjinitë, nivelet madje dhe burrështetasit. 

Të kuptojmë njëherë e mirë, të luftojmë kundër këtij virusi të tmerrshëm! 

* E vetmja armë mbrojtëse jona në këtë luftë është kujdesi dhe vetëm kujdesi. 

Vallë dikush po pëson nga aspekti psikologjik? 

* Sigurisht se po! 

Si ta menagjojmë situatën dhe të kursejmë veten në këtë kohëzgjatje të virusit. 

Sigurisht se drejtimi i vazhdueshëm i vëmendjes tek informacionet e ndryshme nërpër media, nëpër popull, kryesisht informacione me theks negativ, patjetër se do nxisin njeriun në shqetësime të ndryshme psikologjike si ankth, demotivim, dëshprim, nervozizëm, stres, depresion etj, gjë që po e vështërson tutje gjendjen, po ulet imuniteti dukshëm! 

* Virusi është ende mes nesh! 

Mori jetë njerëzish, dikush pa tmerrin me sy, dikush u tmerrua e u traumatizua përderisa qëndroi në spital për tu kuruar nga virusi, duke parë njerëz të sëmurë në gjendje të ndryshme, duke parë vdekje të papritura! 

Mirëpo duhet gjithësesi ta ruajmë, kujdesemi për shëndetin tonë mendor. 

* Duhet përgaditje psikike për secilën situatë të mundshme. 

Ruajeni shëndetin mendor! 

Pranojeni me qetësi secilën situatë çoftë u infektuam ne vet, çoftë u infektuan familjarët, çoftë dhe para secilës sfidë që na del para. 

* ZBATIM I MASAVE MBROJTËSE GJITHËSESI DHE GJITHËSECILI PA PËRJASHTIM 

* MOS TË NEGLIZHOJMË SITUATËN 

* KUJDES SA MË TË SHTUAR, USHQIM TË SHËNDETSHËM 

* JO PANIKË! 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch