Home » Opinione » Të gjitha gra – Tanagra

Të gjitha gra – Tanagra

Duke shkuar prej Tebës në Argos,thot Straboni, në krahun e majtë ështëTanagra dhe pranë rrugës ,në të djathtë është Hyria.(Tanagra, Naim Laçej,Historia e genit dhe e gjuhës) . Çka  është dhe ku është Tanagra ? Tanagra , është komunë në veri të Athinës , në Beotia. Qendra e e komunës është qyteti Skimatari , jo fort largë Tebes  dhe i njohur në lashtësi për prodhimin e madh të figurinave të njohura si figurinaTanagra. Figurinat nga llaqi i pjekur ,bronzi dhe druri të prodhuara në sasi të madhe që nga shekulli i katërt  para Krishtit.

Në   “Grekët nuk e kanë origjinën nga grekët”, (Frankfurter Algemanje Caitung” 2010 Andreas Kilb ) Andreas Kilb sqaron se popull grek që  e njohim  sot, nuk është gjë tjetër veç asaj që lanë pas sllavët, frëngët kryqëzues, bullgarët, serbët, katalanasit, osmanët dhe shqiptarët. Madje Klibi tenton të hetojë edhe psikologjikisht popullin grek, duke përfunduar se ndryshimi nga origjina zëvendësohet me solidarazimin e vazhdueshëm për t’u përballur me një armik të përbashkët. Ai thekson se një në çdo katër grekë, një është refugjat, kaq të tjerë kanë origjinë sllave, por të gjithë janë të bashkuar kundrejt armikut të përbashkët. Greqia ka qenë e pushtuar nga sllavët të cilët u ndalën dhe u tërhoqën pasi ndeshën në rezistencën e fortë të shqiptarëve në Athinë që udhëhiqeshin nga Gjin Bue Shpata. Ajo ka qenë e pushtuar edhe nga bullgarët, kryqëzata frënge, katalanasit dhe në përfundim më 1450 nga Perandoria Osmane. Por gjithnjë këta pushtues së Greqisë janë ndeshur me fiset shqiptare të cilët jetonin që në lashtësi në Thesalisë,  në Boeotia, Peloponez dhe ishujt e shumtë. Kjo vërtetohet edhe se shumica e kapedanëve të Kryengritjes së 1821 ishin të gjithë shqiptar(arvanitasit) dhe për disa vite shqiptarët drejtuan Greqinë e Re në të gjitha fushat, Kryetar shteti, Kryeministra, Akademikë etj. (prof.Arben Llalla)

 

Tanagra  u quajt vendi në Beotia ku u gjetën me mijëra figurina të ngjajshme me ato të vitëve 1870. Figurina të burrave, të  fëmijve , të artistëve por pjesa më e madhe ishin” të tana gra “. Figurinat e Tanagrave  shquhen me qëndrimin e tyre,  të pushuara , të shlodhura   dhe të mveshura me rrobat e tyre që në përgjithësi janë nënrrobat e holla  të cilat mvishen me mantila më të trashë të quajtura Himation. (.britishmuseum.org). Në kohën e punimit të figurinave ato ishin me ngjyra të gjalla dhe pëlhura  e veshjeve ishte  e përdredhur dhe e ngrehur, dhe i bënte ato të këndshme dhe iu ipte theksin e posaçëm në formën e tyre.

A ishin mbretëresha apo gra të zakonshme? Për kë u bën ato? Duket se çdo figurinë e paraqet një domethënjë në vete. Shumica e figurinaveTanagraqë u gjetën nëpër varre

’ mendohettë ishin ose dhuratë ndaj perëndive apo  një rehati apo komfor për të vdekurit. Por edhe në varrezat e shenjta , figurina te gjetura duhej të ishin një adhurim për ata që ishin varrosur aty.

 

Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë ata grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin 18 Johann Winckelmann. I cili krijoji vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman në të vërtetë ka lidhje me ilirët të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsitë e Greqisë së shekullit 19 si shqiptarët, sllavët, turqit, hebrejt, arabët, vllehët ju imponua që të krijonin identitetin modern grek. Por karakteristikat e këtyre racave nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve sepse është vërtetuar shkencërisht që ne rrjedhim nga ilirët. (A.Llalla)

 

Vendi i Hyrieve  nëTanagraështë i lidhur ngusht nga mitologjia me vendlidjen e e njërit prej personazheve më interesante të saj.Por çka përfaqësojnë këto gra nëTanagra? Autori Naim Laçej thot se  se ato gra ishin ajka e Tanagra´s për nga pashia dhe bukuria dhe se në kushtet e një sistemi matriarkal  ato i takojnë një “bërthame racore”.

 

Tanagra  , veç në kohën e luftërave Medike ishte   një qytet shumë i rëndësishëm dhe rreth vitit 800 prK quhej qytet. Ishte qendër themeluese e Ligës së Beotisë .Deri në shek e 5 -të prK Tangra bëhet një fuqi beotiane.Është e njohur Korina  ,poetesha më e madhe e kohës së përmendur. Beotianët ishin të njohur edhe si muzikant të shkëlqyeshëm.Tanagraishte e njohur edhe për luftën e gjelave.Tanagra ishte një udhëkryq tregtar gjatë periudhës klasike , në mes të Athinës dheThebes.

 

“ Në shumë rast thoshte M.Rayet , Shqiptarët nga fshatrat e varfëra të Skimatarit , Bracit , Litiadit dhe Staniatesi , fshatra këto të shtrira në një rreth 5 a 6 km rreth Tanagras , duke e punuar tokën e tyre dhe duke i punuar cungat e hardhive të rrushit rastësisht  kishin gjetur varrezat që aq shumë kishin në vete ,vaza dhe  figurina nga llaqi i pjekur, dhe vetëm rreth vitit 1872 filluan kërkimet pak a shumë të organizuara

 

Një gropues professional i qujtur Jorgis Anifantis(?) që e kishte zbrazur nekropolen e Thespit erdh dhe e filloi eksplorimin e nekropolit të Tanagras , aty ai gjeti që varret ishin të dy llojeve : disa zgavra të thjeshta aty- këtu nëpër fusha të një epoke shumë arkaike dhe kishin vetëm vazo të ngjyrosura; dhe të tjerat  varreza të rregulluara dhe në vijë të drejt që kishin nga 3-4  e më shumë figurina në çdo varr .Kështuqë së pari Skimatariotet e pastaj edhe të tjerët nga fshatrat tjera iu vërsulën kërkimeve shumë fitimprurëse. Muzu i Luvrit (Paris ) ka më së shumti nga të gjithë muzetë e botës…….Vendasit kishin numruar që ishin hapur mbi tetë mijë varre plotë me figurina. (ephodia.eu/ceramique_les_terres_cuites)

Po pse Tangra është ende një mësheftësi? Pse Tangra mbetet ende një histori jo krejtësisht e zbuluar ? ( ”Tangras : a mistery unveiled ” ,Kya Verhagen ,University of Heigen  2012) .

 

Fahri Xharra

Gjakovë, 29.10.13

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch