Home » Lajme » Të gjitha rrugët lokale në komunën e Preshevës janë të kalueshme

Të gjitha rrugët lokale në komunën e Preshevës janë të kalueshme

Të gjitha rrugët lokale në komunën e Preshevës janë të kalueshme, dhe deri më tash kompanitë fituese të tenderit për pastrimin e rrugëve, kanë kryer obligimin e tyre në bazë të kontratës. Kryeshefi i fondit për punë komunale Burhan Emurllahu, për RTV Presheva, ka deklaruar se për momentin rrugët janë në pastrim e sipër, ndërsa apelon tek qytetarët që të kenë durim pasi që është e pamundur në të njëjtën kohë të pastrohen të gjitha rrugët, por do të shkohet në pastrim rrugë për rrugë. Emurllahu, gjithashtu thotë se edhe nëse reshjet e borës ditëve të ardhshme janë edhe më të madhe, kompanitë kanë kapacitetet dhe mjetet e tyre që rrugët të pastrohen me kohë. Kompanitë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve lokale në komunën e Preshevës janë NP “Moravica” dhe dy kompanitë private Saba Bellça dhe Arso Com.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch