Home » Opinione » Të gjithë Medvegjasit e dëbuar të shkojn në votime

Të gjithë Medvegjasit e dëbuar të shkojn në votime

Zgjedhjet lokale  në  Medvegjë u shtyen dhe jan caktuar më 24 qershor të këtij viti

Të gjithë  Medvegjasit kudo që jan duke përfshi intelektualët  por edhe emrat e shkencës si që është Albanologu dhe Akademiku i jonë shumë i mirënjohur në gjitha hapsirat tona dhe më gjërë Idriz  AJETI  , të ndihmojn duke sensibilizuar opinionin  pasi është nga kjo Komunë  por edhe  Ramadan Xhema e shumë aktivistë të devotshëm nga kjo pjesë që bashkërisht të japim kontributin për këto zgjedhje që mos të zbrazet kjo pjesë e hapsirës son kombëtare por edhe t’ia rikthejm që kjo komun të udhëhiqet nga shqiptarët nëse normal angazhohet  edhe  Prishtina , Tirana dhe të gjithë subjektet nga Bujanoci dhe Presheva .

***

Veqmas Në Medvegjë dhe qytezën urbane Banja e Siarinës pa   harruar vendbanimet , si  Starabaja, Svirrca , Tupalla , Kapitë , Rama Banja , Gërbaci , Gjylekara , Llapashtica e Epërme , Medeci , Braina e Vogël , Braina e Madhe , Gajtani i Epërm , Gubaci , Byqmeti i Poshtëm , Leci , Maroca  prandaj duhet të investon   Prishtina e Tirana , si  :

–          Të ndërtohen në secilin vendbanim së paku nga dy shtëpi  për të kthyerit   ,

–          Të  ndërtohen  apo riparohen  shkolla  ,

–          Të gjithë nxënësit  e shkëlqeshëmn nga kjo komunë të rexhistrohen nëpër fakultete publike dhe të vendosen nëpër konvikte  ,

–          Të gjithë ato banorë dhe familje si  kategoria e të  dëbuarve , zhvendosurve  dhe të  shpërngulërve  dhunshëm të ndihmohen  me mjete materiale për pesë vjetë  , mjete pune   .

–          Të gjithë nxënësit parashkollor , fillor të mesëm dhe atij superior transportin dhe dhe libra e fletore ti ken falas .

Gjatë zgjedhjeve kërkojm që të mobilizohemi të gjithë së bashku nëse dëshirojm që të rikthejm dinjitetin e nëpërkëmbër shqiptarë në këtë komunë . Por , kjo duhet një angazhim konkret . Për datën e zgjedhjeve ju bëjmë apel vëzhguesve dhe monitoruesve Europian dhe ndërkombëtar si OSBE-ja dhe mekanizma tjerë  që jo vetëm nëpër qendra të votimit të jenë prezent  por edhe  nëpër të  gjitha  vendë votimet  .

Të jen prezent edhe pasi të mbyllen kutit e votimit , gjatë numrimit deri në finale , pra deri atëher kur edhe do të shpallen rezultatet përfundimtare dhe kjo nëkupton deri në ndarjen e mandateve të deputetëve lokal pasi kemi përvoja të hidhura me manipulime , vjedhje , fshehje të votave që të zvoglohet numri i ulësve në KK të Medvegjës  .

***

Ambasada e shqipërisë që është në Beograd të dërgon vëzhguesin e vetë , shoqatat e gazetarëve dhe OJQ-të  ti  monitorojn  zgjedhjet  .

Kryetarët e subjekteve politike në këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë  duke llogaritur kryetarët , Kryesuesit dhe  kryeshefat  e  Komunës së Bujanocit dhe i Preshëvës së bashku me deputetin Popullor Riza Halimi të gjithë të dalin në terren dhe të mobilizohemi që prap të ritkthehet që Kryetari i Komunës së Medvegjë  të jetë shqiptarë  .  Autobusët të jen dhe të nisen  nga Prishtina , Fushë Kosova , Podujeva , Kamenica dhe Gjilani .    Vota e votuesve   shqiptarë që jan me banim në Kosovë  ka por duhet  të mblidhen dhe të futën në kuti në vendvotime të Medvegjës nëse dëshorojm që ti marrim jo tetë  ulëse por 15 apo njëzët ulëse të deputetëve  lokal shqiptarë prej 35 sa numron KK i Medvegjës  .

***

Beogradi ashtu si kemi paralajmëruar edhe në rastin e Bujanocit më dy maj  mundë të pengoj edhe më shumë me ndonjë skenar apo farë shtet rrethimi , duke shpallur ndonjë orë policore apo të ngjashme që të krijohet një frigë , pasiguri , një dro por edhe duke mos i rexhistruar , anashkaluar  votuesit shqiptarë që të  eliminohen që mos të futen në listat përfundimtare të votimit  .  Kjo kohë që ka mbetur të aplikojn për të vazhduar dhe marre lëtërnjoftime të reja për të votuar .

16.05.2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch