Home » Lajme, Vendore » Të hënën pritet heqja e taksës në drejtim të Kosovës

Të hënën pritet heqja e taksës në drejtim të Kosovës

Nga data 21 tetor ditë e hënë pritet edhe zyrtarisht heqja e taksës prej 20 euro në drejtim të Republikës së Kosovës. Qytetarët e Luginës me padurim presin që kjo të bëhet realitet, pasi deri tani lëvizja e tyre ka qenë e kushtëzuar. Kryeministri Hashim Thaçi heqjen e taksës e ka konfirmuar më 9 tetor gjatë takimit me liderët e Luginës së Preshevës.

 

Nda dita e hënë në drejtim të republikës së Kosovës , qytetarët e Luginës së Preshevës do të lëvizin pa taksa. E këtë zotim kryeministri Hashim Thaçi e ka bërë para një jave gjatë takimit me liderët e Luginës.Qytetarët presin që kjo të bëhet realitet.Qeveria e Kosovës nw muajin Dhjetor të vitit 2011 kishte vendosur taksat për veturat e Serbisë që hyjnë në Kosovë, por nga kjo deri tani kanë pësuar vetëm shqiptarët e Luginës , pasi serbët kanë lëvizur  me dy pal tabela duke iu shmangur kështu kësaj takse. Kësaj pune del se hairin më së shumti i kanë parë Kompanitë kosovare të sigurimeve të cilat kanë përfituar shuma të mëdha parash nga shitja e policave të sigurimit në kufi. Sipas statistikave vetëm brenda tetë muajve të fundit këto kompani, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kanë shitur rreth 335 mijë polica me vlerë 13 milionë euro.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch