Home » Kulturë, Lajme, Vendore » Të hënën takohen ministrat e arsimit të Serbisë dhe Shqipërisë në Bujanoc

Të hënën takohen ministrat e arsimit të Serbisë dhe Shqipërisë në Bujanoc

Këshilli Nacional Shqiptar dhe Kryetari Ragmi Mustafa në shumë raste si prioritet të tyre kanë deklaruar se kanë zgjidhjen e problemit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës. Menjëher pas konstituimit të përbërjes së re të KNSH-së u vërejt një qasje këmbëngulëse në drejtim të zgjidhjes së problemit me tekstet, problem ky i cili tangon nxënësit shqiptar gati 30 vite me radhë. Udhëheqësit e Këshilli Nacional Shqiptar të prirur nga Kryetari Mustafa në fillim të prillit u pritën nga Ministrja e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, znj. Besa Shahini. Ky takim si duket ishte mjaft frytdhënës pasi që u vërejt gatishmëria serioze e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për përkushtimin maksimal ndaj kësaj çështje. „Të inkurajuar nga gatishmëria Ministres Shahini për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevë si dhe trajtimit të njohjes së Diplomave dhe ngritjeve profesionale të përfituara në Republikën e Shqipërisë. Falënderova për përkushtimin dhe kujdesin e shtuar ndaj Luginës së Preshevës, përkatësisht mbështetjes përmes ndarjes së kuotave në programet akademike. Gjithashtu, fokus i takimit ishte shqyrtimi mundësisë që përmes një marrëveshje bilaterale të mundshme të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë t’i jepet epilogu i përmbylljes së disa temave jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
KNSH është duke bërë përpjekje të intensifikuara për të koordinuar dhe avokuar një marrëveshje mes ministrive përkatëse. Paraprakisht kemi realizuar disa takime edhe me Ministrin e Arsimit të Serbisë si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare“ kishte deklaruar Kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa.
Përkrahje maksimale ndaj kësaj nisme, Kryetari i KNSH-së kishte marë edhe në takimin e radhës me Ambasadorin e delegacionit të BE-së – Sem Fabrici, Ambasadorin e OSBE-së – Andrea Orizio, Komesarin e Lartë për të drejtat e pakicave – Lamberto Zannieri dhe Ministrin e Arsimit në Serbi, Mlladen Sharçeviq.

Pas këtyre takimeve, për të hënën më 6 maj, është konfirmuar takimi në Bujanoc mes Ministrit të Arsimit të Republikës Serbisë Mlladen Sharçeviq dhe Ministres së Arsimit të Republikës së Shqipërisë Besa Shahini. Se a do të zgjidhet përfundimisht problematika e teksteve shkollore në këtë takim mbetet të shihet, por që Këshilli Nacional Shqiptar është në rrugë të duhur në angazhimin e saj kjo nuk do koment.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch