Home » Lajme » Të jeshë Shqipëtar dhe të ishe në stadiumin të KF Partizanit nga Beogradi të Mërkurën në mbrëmje (13.07.2011) ishte mundim dhe siklet shumë i madh

Të jeshë Shqipëtar dhe të ishe në stadiumin të KF Partizanit nga Beogradi të Mërkurën në mbrëmje (13.07.2011) ishte mundim dhe siklet shumë i madh

Edhe para kësaj ndeshje dihej se KF Shkëndija nga Tetova nuk mundet të jetë edhe aq kundërshtarë i barabartë i KF Partizanit sepse kemi të bëjmë me dy shkolla të futbollit me diferencë të madhe në kualitet. Klubi i Beogradit me një traditë shekullore kurse Shkëndija e Tetovës vetëm para disa viteve fitoi epitetin e një Klubi mirë të organizuar. Sido që të jëtë, Shkëndija në sezonin 2010/2011 ishte Kampion i Super Ligës Maqedonase dhe po garon në kualifikime për Ligën e kampionëve të Evropës.

Askush nuk e kishte pritur nga tifozët e Partizanit që do të përgaditnin një pritje çfarë përjetuan një numër i vogël i Shqipëtarve të Mërkurën nëBeograd, këtë po e them sepse në këtë klub çdo herë luante nga një Shqipëtar, Shala, Sadriu, vëllezrit Muriqi, Prekazi, Vokrri etj, etj dhe duhej kësaj here të ishte paksa ndryshe.

Tifozëve të Shkëndisë “BALLISTËT” më herët juv kishte ndaluar përcjellja e ndeshjes nga Tribunat e Stadiumit.

Përveç ekipit dhe stafit të Klubit, në këtë ndeshje ishim vetëm edhe disa dhjetra Shqipëtar. 6 Gazetar nga Maqedonia (Shqipëtarë) disa Maqedon që haptazi anojshin për Partizanin, Tv-ekipi i RTV-Spektrit nga Bujanoci, 2 Gazetarë nga Shqipëria, korospodenti i RTK,s, përfaqësuesi i Ambasadës të Shqipëris në Beograd, dhe afër 20 Shqipëtar që jetojnë dhe punojnë në Beograd që kishin arritur disi të futen në tribunat e Stadiumit.

Ishte mundim dhe siklet i madh të gjindesh në tribunat e këtij Stadiumi për të përcjellur këtë ndeshje dhe të njëjtën kohë të jeshë Shqipëtarë. Një orë para ndeshjes, 90 minuta gjatë ndeshjes, si dhe tërë natën në rrugët e Beogradit fyeshin Shqipëtarët me një fjalorë që logjika e shëndoshë e njeriut normal asesi nuk mundë ta pranoje. Në pyetjen e gazetarit të RTV-Spektri, drejtuar Kapitenit të ekipit të KF.Shkëndisë Nebi Mustafit, se cka ndodhi që ekipi në 45 minutat e para ishte i barabartë në fushë përballë kundërshtarit kurse në pjesën e dytë lëshuat kontrollën e lojës, ai u përgjigj, të luash në kso atmosfere ku për plot 90 minuta të fyejnë me fjalorin më primitiv edhe ate në baza nacionale e për ti përballuar këtijë presioni duhesh ose të mos jeshë normalë, ose ti kesh nervat e Bullit. Kur e pyetëm Spikerin official zyrtarë në Stadiumin e KF.Partizanit Aleksandar Stojanovic, se pse nuk ju tërhoqë vërejtja tifozëve të jenë më korrekt në anim, ai na tha, po vërejtja juaj është me vend, por ne në këtë rastë nuk e kemi atë guxim sepse mund të ndodhë edhe më  keq, do të futen në fushë, dhe po që se vie deri tek ndërprerja e ndeshjes i tërë qyteti do të demolohet dhe do të ndizet.

Treneri i Shkëndisë në konferencën për gazetarë pas ndeshjes deklaroi,  azgjë nuk e kam të kjartë, a kemi ardhur ne këtu të luajmë fudboll apo cka ishte në pyetje!!?

Ekipi i Tv-Spektrit është duke përgaditur një reportazh të zgjëruar nga materiali që kemi regjistruar rreth kësaj ndeshjeje, për atë cka ndodhi në fushë, në tribuna të Stadiumit dhe në qytetin e Beogradit në ditën që duhej të zhvillohej ndeshja, dhe në mbrëmje pas ndeshjes. Posa të montohet materjali i kompletuar do t’ju prezentojmë shikuesve tanë.

 

RTV-SPEKTRI

B U J A N O C

Unfortunately, there are no places to shelter www.topspyingapps.com/ a bullied child anymore

One Response

  1. Abdylazizi thotë:

    Pse cka keni pritur ju qe keni shkuar ne Beograd per te percjellur kete ndeshje, qe serbet do tju presin me lule ne dore a, jo te nderuar gabim e keni, cata serb jan qe na kan ber te gjitha ato te keqija qe edhe ju i dini, serbet jan populli qe me se shumti ne bot na urren neve shqipetareve, do te shkoje shum gjat kohe qe kjo sado pak te zbutet apo te harrohet, prandaj duhet te kemi kujdes me ta, si ne sport si ne politik si ne gjithcka, sy cel me ta, nuk kan bes ata diseza. Abdylazizi. Koncul.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch