Home » Lajme, Vendore » Të kthehet lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në vendin e vet e të largohet ai i kriminelëve serb nga fshati Lluçan

Të kthehet lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në vendin e vet e të largohet ai i kriminelëve serb nga fshati Lluçan

Në fund të vitit 2012 në Lluçan, fshat i banuar me shqiptarë, përkatësisht në tokën  shqiptare, pushteti serb, nën mbrojtjen e hekurt të xhandarmerisë, ndërtoi përmendoren e policëve serbë të rënë në luftë me UÇPMB-në vitin 2000/2001.

Këta policë kriminel serbë ishin vrarë nga Ushtria Çlirimtare, ngase kishin ardhur të bëjnë krime në popullatën e pafajshme shqiptare, kishin ardhur të pushtojnë toka të huaja, kishin ardhur të grabisin vatrat e shqiptarëve,  dhe ngritja e përmendores së tillë në tokat shqiptare është një provokim i rëndë ndaj shqiptarëve, është një fyerje e ndjenjave të shqiptarëve, të familjeve të dëshmorëve, të luftëtarëve të lirisë  të cilët luftuan e dhanë gjakun për lirinë e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Ky lapidar, njëherit është edhe një provokim i radhës për shqiptarët që janë duke jetuar atje, sepse me këtë, ata dëshirojnë të bëjnë presion e të frikësojnë popullin shqiptar që të shpërngulet sa më parë nga trojet e veta.

“Vatra” dhe i gjithë populli shqiptar i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kërkojmë, që ky lapidar me kryqin orthodoks, me fotot e policëve vrasës e me hartën e Serbisë së Madhe të vendoset diku në Pashallakun e Beogradit, sepse kjo tokë, dhe gjaku i derdhur i bijve e bijave më të mira të popullit shqiptar, gjaku i dëshmorëve e martirëve, (nënave, burrave e  fëmijëve të pafajshëm të vrarë në shekuj nga pushtetet e ndryshme serbe) nuk do të mund ta durojë gjatë.

          Ju mund ta mbani e ta ruani me xhandarë e armë, ashtu siç jeni duke bërë,  por urrejtja e mallkimi i popullit shqiptar, e drejtësia e perëndisë  një ditë do të bjerë mbi ju.

Ky lapidar tregon edhe diçka. Gjatë kohë së Luftës në mes UÇPMB-së dhe forcave – policore- ushtarake serbe, pushteti i juaj serb thoshte se, asnjë polic e ushtar nuk është vrarë. Por,  ky lapidar me 20 policë të vrarë. po e demanton këtë. Gjithashtu, tregon se UÇPMB-ja nuk ka vrarë popullsi të pafajshme, por ka vrarë policë e ushtarë kriminel të cilët kishin e kanë zaptuar toka të huaja.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, luftuan për t’u çliruar nga zgjedha serbe, për të mbrojtur pragun e  shtëpisë, lirinë dhe atdheun e dashur, dhe për këtë, në luftën e fundit ranë 28 dëshmorë të cilët në fund të Nëntorit 2012 u përkujtuan me ngritjen e lapidarit në mes të Preshevës, por pushteti serb, pasardhës i Millosheviqit, i mbushur me alfanofobi, largoi me forcë lapidarin e këtyre dëshmorëve të kësaj toke, të djemve të këtij vendi.

Lapidari me emrat e 28 dëshmorëve të djemve  tanë, duhet të kthehet aty ku ishte, se vetëm ashtu ka kuptim.  Pushteti kriminal serb, me forcën e shtetit, edhe mund ta ndalojë këtë, por vendin e ka aty, sepse aty ishte lindja e dytë e tyre, dhe kushdo që tenton t’ia ndërrojë vendin, kushdo që tenton të negociojë me gjakun e derdhur të dëshmorëve ( ta dërgojë në oborrin e xhamisë, para shtëpisë së kulturës apo diku tjetër) do të mbajë përgjegjësi nesër para  historisë e para gjakut të derdhur të dëshmorëve.  Këta dëshmorë nuk ishin  terroristë, nuk ishin Al-Kaida, ashtu siç ka deklaruar Millosheviqi i vogël, por ata derdhën gjakun për tokën e tyre, për varret e baballarëve e të stërgjyshërve të tyre, për lirinë e tokave shqiptare.

          Këtë shkrim po e ilustrojmë me foto nga lapidari  kriminelëve serbë  në Luçan, të cilat janë marrë nga faqet  e internetit të xhandarmërisë serbe, të cilët, sigurisht,  kanë menduar se po krenohen me këto publikime të fotove.

 

Gjilan, 28. 01. 2013

Shoqata“VATRA”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch