Home » Opinione » Të lumt Zonja Lunaçek! E madhe që je!

Të lumt Zonja Lunaçek! E madhe që je!

Politika  udhëhiqet  edhe nga një ngjajëdhmëri me principet e natyrës:Çdo gjë që bëhët e ka qëllimin e saj. Asgjë në natyrën që na rrethon nuk është kot së koti ,e ka qëllimin e tij për të cilën lind dhe vdes. Edhe ngjyrat e bukura të një luleje apo era e këndshme e tjetrës nuk është pa qëllim.

Kremsi ,një  qytet i vogël në Austri me 24 000 banorë, 70 km large Vjenës është qyteti lindjës së protogonistës time të shkrimit të sotëm Ulrikes Lunaçek – mikes së madhe të Kosovës. Kremsi është gjithashtu vendlindja e Martin Johann Schmidtit (1718-1801 ) i njohur si prijësi Barokut austriak ,një nga skulptorët dhe piktorët më të njohur të Austrisë.. Jo largë në kohë, në vitin 1957  ,ka lindur Zonja  e Madhe Lunaçek në këtë qytet i cili gjatë shekujve 11 dhe 12 (Chremis) ishte po aq i madh se Vjena e asaj kohe. Kremsi ,qytet i 4 gjimnazeve federative austriake, qytet i 4 katër shkollave të larta profesionale,qytet i tri Unversiteteve me traditë ; ky qytet e ka dhënë edhe Zonjën e Madhe ,Zonjën Ulrike Lunaçek.. Çdo hap në botë është i qëllimshëm .

 

Kur Zonja Lunaçek e thoshte, e kishte me gjithë mend:.”Janë dy përgjigje që unë mund t`i jap. Një gjë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i së cilës në Korrikun e 2010 -tës e qëSerbiai kishte bërë thirrje për të, për të kërkuar një opinion nëse pavarësia e Kosovës ishte kundër të drejtës ndërkombëtare apo jo. Unë mendoj se GJND ishte mjaft e qartë.Serbiado të pritëte një pozicion më pozitiv për vetë Serbinë. Por ajo ishte tepër e favorshme për pavarësinë e Kosovës, siç  e tha  edhe GJjND-ja ,që akti nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Përgjigjja tjetër është se të gjitha pesë shtetet e BE që refuzojnë të njohin Kosovën [Greqia,Qipro,Rumania, Sllovakia dhe Spanja] i kanë problemet e caktuara me pakicat e tyre etnike Njerëzit kanë  kërkuar nga unë  : do të thotë se hungarezët në Sllovaki mund të shpallin pavarësinë? Por në qoftë se keni frikë nga kjo, në një nivel të caktuar, ju vënë veten në të njëjtin nivel të asaj që bëri Millosheviqi me shqiptarët e Kosovës. “

 

Zonja Lunaçek e bëri gjthmonë të qartë se Kosova ka perspektivë Europiane,dhe  se dërgonte signale inkurajuese Prishtinës që e ardhmja  e Kosovës së pavarur është  ngusht e lidhur në integrimin europian. Zonja Ulrike Lunaçek me zë të lartë kërkon hyerje të lirë e pa viza të qytetarëve të Kosovës në Europë, si dhe Jo ndarje të Kosovës. Ajo na i tregon edhe të metat tona ,përparimin tonë si dhe luftën tonë që duhet t`ia bëjmë korrupcioni. Serbinë e porositë  që ngutshëm të shkriej strukturat paralele në Veriun e Kosovës dhe që me ndikimin e saj të mose prapton fatin e minoritetit serb në Kosovë”

Kur u mbyll mbikqyerja e pavarësisë së Kosovës ,Zonja Lunaçek e shprehu knaqësinë e saj për mbylljen e zyreve të ICO-së në Prishtinë duke i inkurajuar ivestitorët për mos pasje frigë nga probleme pas kësaj mbyelljeje.

“Kosova e ka zotëruar mirë ndërtimin e një shteti të pavarur të ri edhe përkundër shumë pengesava” – thuhet në raportet e Parlamentit Europian.  “ Mbizotëron përshtyepja që posaqërisht Presidenti Serb Tomislav Nikoliq shpreson të arrinë përparim në marrëdhënjet me Kosovën, thoshte Lunaçek.Gjithësesi Daciçi dhe Nikoliqi duhen të dëshmojnë që qasja etyre është serioze.Nga qarqet e Bashkimit Europian bëhët e ditur  Serbisë që “hapi i saj supstancial “duhet  të shkoj edhe një çikë më përpara. ,para se Komisioni Europian të paraqes raporin e progresit.

 

Zonja Ulrike Lunaçek, zëdhënëse e të Gjelbërve dhe raportuese e Kosovës në Parlamentit Evropian ka deklaruar  ne mbledhjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën në Vjenë.: “Sot nga Bordi i Politikës Ndërkombëtare (Grupi Drejtues Ndërkombëtar ISG) ranë dakord që  sovraniteti i plotë për Kosovën është një hap i rëndësishëm për shtetin më të ri në Evropë. Pavarësisht rrethanave të shumta negative që i ka Kosova që nga pavarësia katër vjet më parë e këndej , ajo arriti të ndërtojë një shtet të ri. Përkundër disa dobësive ekzistuese është e qartë sot ,që  Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe merr mbi vehte përgjegjësitë si detyra të një anëtari të pavarur e bashkësisë ndërkombëtare ”

Një herë e pata shkruar  se   në Europë ka Europë dhe “Europë”.Është një dallim i madh në mes të këtyre dy europave; por fatbardhësisht  Ora e Shqiptarëve po përkrahet nga Europa. Jemi krenar ! tek e fundit ne shqiptarët ia kemi dhënë Europës , Europën.; Por prap do ta shkruaj se fatbardhësisht po përkrahemi nga Europa. Orën e shqiptarëve të Kosovës ,Orën e Kosovës po e mbështet një Parlament i  tërë Europian ,po e mbështesin të Gjelbrit e Austrisë ,po e mbështet Zonja Ulrike Lunaçek.

Po nëse i hedhim një sy historisë dhe e kujtojmë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, atherë do të bindemi se të parët e Zonjës Lunaçek na e thanë “e ardhmja e Shqipërisë u sigurua”. Shqiptarët kurrë nuk e harrojnë Austrinë :

“Ashtu q`atë ditë, me një vapor special që na dhaAustria, pasi blemë ca armë dhe xhephane në Triestë, shkuam në Durrës ku arrijtëm pas dy ditësh. Dy orë larg Durrësit ishte një tjetër vapor i Austrisë, i cili lajmëronte guvernën e tij me telegrame pa tel, për gjithë ngjarjet e Shqipërisë. kur iu afruam Durrësit, dy vapore të luftës greke, që kishin bllokuar Vlorën, na e muarrën vaporin tonë në mes, dhe një kapiten me tre veta hyjtin në vapor, gjoja të shohin se mos shpiem xhephane në Durrës. (Marre nga revista ‘Ylli i Mëngjesit’, 1917  )”

“Zotërinj! Ju lutem të më ndjeni që ju bëra të më prisni por kam për t‘ju thënë një lajm të mirë që ma solli Z. Koshull (konsull), i Austrisë, me të cilin fola gjer tani. Ky lajm do ta shpërblejë mundin që muarrtë të prisnin gjer tani. Zoti Kushull më lajmëroi se Serbët u hoqën nga të gjitha viset që kishin zënë kohët e fundit edhe këto ditë do të hiqen nga ato nja dy vise ku gjenden akoma. Kam shpresë që për së shpejti do t‘u jap edhe një lajm të mirë që Grekët u hoqën nga viset të vendosura t‘i mbesin Shqipërisë. Kërkova të piqem me ju edhe t‘ju thom se ç‘bani e ç‘nuk bani qeverrija gjer më ditën e sotme edhe përse u banë disa vepra të cilat ndofta nuk duheshin të ishin bërë. Tani mbushet njëmbëdhjet muaj që kur se po rrojmë nën hijen e flamurit të Shqipërisë së lirë. (Fjala e Ismail Qemalit në Vlorë në tetor 1913)”

. “Delegatët e Bukureshtit dhe të tjerë u nisën për në Trieste, ku edhe do të grumbulloheshin me të tjerët, kurse Ismail Qemali shkoi në Vjenë dhe Budapest, ku prej andej dërgon edhe telegramin e famshëm që “e ardhmja e Shqipërisë u sigurua”. Pra iu dha garancia ngaAustria, e cila ishte një mbrojtëse reale e Shqipërisë. Dhe në qoftë se shohim hartat e Shqipërisë, të propozimeve të vitit 1913, territorin më të madh Shqipërisë ia jep pikërishtAustria. … Anija e Lloyd-it austriak “Brünn”, që e shoqëroi Ismail Qemalin dhe 14 patriotët e tjerë, nga Trieste në Durrës, për të Shpallur Pavarësinë, është vënë në një monedhë argjendi austriake. Ajo është stampuar në vitin 2006 ekzaktësisht në 7 qershor. Vlera e saj është 20 euro, me diametër 34,00 mm dhe peshë 20.00 g. Mësohet se ka në treg 50 mijë të tilla. Nga njëra anë e monedhës është pikërisht anija “e” Ismail Qemalit, e cila për austriakët ka rëndësi si një prej anijeve më të rëndësishëm të marinës tregtare të tyre në portin e Triestes. Në njërën anë monedha ka anijen që mbërrin në port, ndërsa nga ana tjetër një pamje të portit. Përsa i përket udhëtimit të Ismail Qemalit dhe 14 patriotëve, që e shoqëruan ngaTrieste(atëherë port i Perandorisë Austro-Hungareze) deri në Durrës, është folur shumë pak apo më saktë, është përmendur vetëm fakti se ai erdhi në Durrës ngaTrieste. Aty këtu, nëpër kujtime apo edhe studime të mëvonshme, është përmendur se anija që shoqëroi Ismail Qemalin në Durrës ishte e shoqërisë së lundrimit të Lloyd-it Austriak. Renzo Falaschi, shkruan se Ismail Qemali hipi në anijen “Brünn”, e cila e shoqëroi në Durrës, duke bërë një ndalesë jashtë programi, ndërsa Safa Vlora shkruan se “Vjena i vuri Ismail beut në dispozicion një anije lufte për ta çuar në Shqipëri dhe të mos pengohet nga bllokada greke”. Por si qëndron e vërteta e këtij udhëtimi? Pinjolli i plakur i urtë, Darling Vlora na thotë se në këtë rast në ndihmë na vjen shtypi europian i kohës. Duke ndjekur të dhënat që na ofrojnë gazetat e njohura franceze “Le Temps”, “Le Figaro”, “La Croix” dhe “L’Ouest-Eclair”, mund të ndërtojmë ekzaktësisht itinerarin që ndoqi Ismail Qemali nga Triestja në Durrës. Më 18 nëntor 1912 Ismail Qemali unisnga Budapesti dhe mëngjesin e 19 nëntorit arriti nëTrieste. Pas një ndalese të shkurtër, në “Excelsior Palace-Hotel”, në orën 14:00, shoqëruar nga 14 patriotë, midis të cilëve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Spiridon Ilo, etj, Ismail Qemali u nis nga Trieste për në Durrës. (Fatmira Nikolli)

 Anija e Ismail Qemalit ne monedhe austriake

E falennderoj Zonjën Lunaçek për pëkushtimin e saj për Kosovën.Si do të përmirësohej fytyra e Kosovës? Zonja Lunaçek thot: “Nëse dikush akuzohet për krime të rënda, mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë, si për imazhin e Kosovës, po ashtu edhe për vetë perceptimin që kanë qytetarët për politikanët . E kjo Kosovës i mungon.

Të falemnderit Zonja Lunaçek!

 

Fahri Xharra

06.10.12

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch