Home » Lajme, Vendore » Të, lumtë, Presheva jonë!

Të, lumtë, Presheva jonë!

presheve-rama (1)Kazaja e Preshevës, e cila historikisht dhe demografikisht, ka qenë pjesë përbërëse e Kosovës, e që aktualisht administrohet nga Serbia, ditët e nëntorit, po i pret me zhvillime të papara politike e diplomatike.
Kjo krahinë e bukur shqiptare, ka filluar të shkundet nga pluhuri i harresës, duke nxjerrë në sipërfaqe një varg veprimtarish me interes qytetarë e kombëtarë, si paraprijëse e Festave Kombëtare, që i kemi në prag.
Vizitat e një pas njëve, të zyrtarëve të Beogradit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Preshevë, janë të një rëndësie të veçantë, për shqiptarët e këtij rajoni.
Rrugët e Preshevës janë të stolisura me bilborde: “Mirë se vjen Kryeministër!”, të cilin, nga këto vizita, e presin surpriza të këndshme.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë publikisht se Edi Ramën, do ta pres, sipas zakonit, si kryeministër të tij. Ai, bile, në sheshin e Dëshmorëve të Kombit, përballë godinës së Kuvendit Komunal, do të organizoj një pritje madhështore për kryeministrin shqiptar.
Qytetarë të shumtë, nga Presheva me rrethinë, do të vijnë për të mësuar nga afër se çfarë “selame” do t’ju sjell kryeministri Rama nga Tirana dhe Beogradi.
Presheva e veshur kuq e zi, si për Ditë të Flamurit, do të bëhet një shembull i mirë i bujarisë, mikpritjes dhe fisnikërisë shqiptare.
Kësaj radhe Bujanoci, si qytet universitar, si vend i selisë së Këshillit Nacional e Trupit Koordinues, do të kursehet nga këto spektakle, jo pse sheshi i qytetit është në restaurim e sipër, por për shkak ndjeshmërisë politike dhe qeverisjes multietnike.
E Presheva, kazaja historike, me një Kuvend Komunal, qind për qind shqiptar, me një popullsi shumicë shqiptare, e me një traditë shumëvjeçare në politikë e kulturë, po e tregon veten se është një Degë Autoktone e Arbrit, e cila, gjithmonë, ka lënë një nam, jo vetëm në këtë rrethinë, por në gjithë shqiptarinë.
Të, lumtë, Presheva jonë!

Shoqeria Civile – Bujan0c

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch