Home » Lajme » Të majtët po udhëheqin në Shqipëri

Të majtët po udhëheqin në Shqipëri

Tiranë, 24 qershor –  Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat më të fundit të numërimit të votave në qarqe deri në orën 12.30 të mëngjesit të sotëm
Sipas KQZ-së në Tiranë janë numëruar 172 qendra votimi nga 1422 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 56.61%, kurse Aleanca për Punësim mirëqenie dhe Integrim ka 39.7% të votave.

Në Fier 121 kuti voti nga 576 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 63.55%, kurse Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim 31.25%, Dritan Prifti deri tani ka 2.87% të votave.
Në Vlorë janë numëruar 108 kuti votimi nga 432 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 64.54%, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 30.82% të votave dhe Arben Malaj 2.41% të votave.

Në Shkodër janë numëruar 101 kuti nga 417 kuti votimi, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 54.09%, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 42.77% të votave.
Elbasan, janë numëruar 94 kuti nga 540, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 57.16% kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 41.03% të votave.

Në Gjirokastër janë numëruar 33 kuti nga 257 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 69.34% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 30.07% të votave.
Në Berat janë numëruar 93 kuti votimi 302. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 71.28% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 28.37% të votave.

Në Dibër janë numëruar 79 kuti nga 264 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 52.43% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim ka 44.53% të votave.
Në Kukës janë numëruar 88 kuti nga 269 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane 35.11%, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 63.97%.

Në Lezhë janë numëruar 91 kuti nga 258. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 51.97%, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 45.75%.
Në Durrës janë 71 kuti të numëruara nga 444. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 52.16%, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 44.8%.

Në Korçë janë numëruar 208 kuti nga 447. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 58.35, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 40.44%.

Sipas exit poll e majta shqiptare fituese me 52%
Tiranë, 24 qershor – 08:24 – Njoftohet se në shumicën e qendrave ka rinisur numërimi i votave. Mediet elektronike nuk raportojnë për ndonjë incident gjatë numërimit të votave deri më tash.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para nga numërimi i kutive të para të votimit në qarqet e vendit. Në rang kombëtar sipas KQZ ka përfunduar numërimi në 140 qendra nga 5508 gjithsej. Më poshtë rezultatet paraprake në disa qarqe:

Korçë: Në Korçë janë numëruar deri tani 55 nga 447 kuti gjithsej ku 9371 vota, APMI 6972 vota, FRD 120 vota.

Elbasan:  Elbasan, numërohen 25 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marre 4755 vota, APMI 3788 vota, FRD 240 vota.

Kukës: Numërohen 48 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 4168 vota, APMI 8186 vota, dhe 82 vota FRD.

Durrës: Ne Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 13 nga 444 kuti gjithsej, ASHE 1759 vota, APMI 2264 vota, dhe FRD me 86 vota.

Fier: Në këtë qark janë numëruar deri tani 57 nga 576 kuti gjithsej ASHE 12594 vota,  APMI  5952 vota, kurse 362 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

Lezhë: Numërohen janë numëruar deri tani 48 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 6615 vota, APMI 6195 vota, dhe 83 vota FRD.

Tiranë: Në këtë qark janë numëruar aktualisht 65 kuti votimi ku ASHE ka marrë 8303 vota, APMI 5883 vota, AK 299 vota dhe FRD 444 vota.

Berat: Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 52 nga 302 kuti ASHE 11505 vota, APMI 5259 vota, FRD 79 vota.

Dibër: NëDibër janë numëruar 31 nga 264 kuti ku ASHE numëron 3701 vota, 3434 vota APMI, 172 FRD.

Gjirokastër: Në Gjirokastër  janë numëruar 14 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE 1756 vota, 713 APMI dhe 11 vota FRD.

Shkodër: Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 22 nga 417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 3073 vota, APMI 1780, dhe FRD 45 vota.

Exit Poll i parë që është realizuar nga “IPR Marketing” i jep një fitore të jashtëzakonshme opozitës me 52 deri në 56 për qind, ndërkohë koalicioni i djathtë shkon deri nga 39 deri në 43 për qind. Sipas këtyre të dhënave, PS merr nga 37 deri në 41 për qind, LSI merr nga 7 deri në 11 për qind. Kurse në kampin e djathtë, PD merr nga 33 deri në 37 për qind. PDIU merr nga 1.5 deri në 3.5 për qind. Ky është një exit poll për orën shtatë të mbrëmjes së 23 qershorit, pikërisht kur është mbyllur zyrtarisht votimi.

Por, Civitas Albania nxjerr të djathtët fitues. Në anën tjetër, fitoren e deklaroi edhe Partia Demokratike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch