Home » Lajme, Opinione » Të mos digjet shteti për ambicie të tërbuara për pushtet!

Të mos digjet shteti për ambicie të tërbuara për pushtet!

Shkruan: Nehat Hyseni
Protesta e paralajmëruar e VV-së për ditën e enjte, më 28 maj 2O2O, dmth një ditë para shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, realisht paraqet trysninë më makabre mbi rendin kushtetues e institucional të këtij vendi të bekuar, si shteti më i ri dhe i karantinuar e izoluar nga demokracia europiane.Albin Kurti ishte shumë i qartë kur deklaroi se ‘Gjykata Kushtetuese mundet vetëm ta interpretoj, e jo ta shkruaj Kushtetutën’!Ky mesazh i tij paraqet ogur të zi për rendin kushtetues dhe paralajmërim i qartë i një diktature totalitariste e neokomuniste ‘sui generis’, në ardhje.Skenarët e këtillë të kërcënimit të institucionit më të lartë dhe suprem të drejtësisë dhe të gjyqësisë politike në Republikën e Kosovës, gjatë fundshekullit XX, në ‘mitingjet e së vërtetës’ që filluan asokohe në ngjarjet e njohura në Fushë Kosovë, si paralagje e Prishtinës dhe arritën kulmin më 28 qershor 1989 në Gazimestan, janë parë e përjetuar dhe rezultuan me historinë e përgjakëshme në këto troje.Nën flamurin e ‘demokracisë’, se ‘ndodhi populli’, politika populiste e asaj kohe rrënoi çdo institucion të demokracisë së brishtë të asaj kohe dhe instaloi mendësinë e luftës, të një sistemi totalitar që mbështetet në mjeshtrinë dhe aftësinë manipuluese me masat e gjëra popullore, të mllefosura në strukturat politike qeverisëse, duke i fajësuar e satanizuar për çdo gjë, si sinonim i së keqes dhe djallit dhe duke hymnizuar ‘parajsën’ që premtohej me ardhjen qeverisjes së re.Në këtë rrugëtim ‘hyjnor’ të tyre, ata nuk e patën të vështirë që t’i mobilizojnë masat e gjëra popullore dhe klasën e mesme, si dhe pjesën absolute të intelektualëve të asaj kohe, ashtu si edhe në regjimet tjera totalitare gjatë historisë, por që kanë gjetur mundësi dhe kushte ideale edhe tek ne dhe në jo pak vende sot në botë.Thjeshtëzimi absurd i rethanave politike në bardhë e zi, mirë dhe keq, patriot e tradhëtar, hajn dhe ‘evlia’, djajë dhe engjuj, etj., ku natyrisht se djajtë janë ‘ATA’, kurse engjujtë janë ‘KËTA’, u përdorën gjatë gjithë kohës nga regjimet e ndryshme populiste kudo në botë dhe po përdoren edhe sot në Kosovë.Fjalori i diktatorëve më të mëdhenjë në botë, paradoksalisht, ishte i ‘ëmbël’ dhe i adhuruar nga shumica absolute e votuesve: në Gjermaninë e viteve të pasluftës së Parë Botërore, edhepse fillimisht ishte pakicë e papërfillëshme në Parlament, Partia Nacional-Socialiste me dhunë iu imponua popullit gjerman dhe e çoi drejtë katastrofës nacionale e europiane, por dhe botërore.Shpresojë, uroj dhe lutem me gjithë fuqinë që kam që një histori e ngjajëshme të mos ndodhë edhe tek ne, sepse do të shkatërronte çdo gjë, madje do të vriste edhe shpresat dhe ëndrrat e gjeneratave të reja për një ardhmëri të lumrur në këto treva tona stërgjyshore.Prandaj, apeloj te të gjitha partitë politike në Republikën e Kosovës, e sidomos tek VV dhe lideri i saj karizmatik e populist, Albin Kurti, që të mos manipuloj me popullin e Kosovës dhe të mos i fryjë zjarrit, duke synuar që ta realizoj vizionin e idolit të tij shpirtëror Akadenikut kontraverz e tekanjoz, Rexhep Qosjes dhe ‘Revolucionit të Vonuar Demokratik’ të tij, që realisht do të thotë thirrje për luftë qytetare dhe për shkatërrimin dhe djegëjen e të gjitha të arriturave pozitive në historinë e pasluftës së vitit 1999 e deri më sot.Askush nga subjektet politike dhe as Albin Kurti, nuk ka tagrin që t’i diktojnë e urdhërojnë Gjykatës Kushtetuese se cilat janë të drejtat e saj dhe çfarë vendimi duhet të merr më 29 maj 2O2O lidhur me mandatimin ose jo të Qeverisë Hoti, si koalicion i shumicës absolute parlamentare për qeverisjen e Republikës së Kosovës.Çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet respektuar e zbatuar doemos dhe me përpikmëri!Sepse, vetëm kështu ndërtohet demokracia dhe shteti i Kosovës, e të mos digjet e shkatërrohet për realizimin e pretendimeve të sëmura të kujtdoqoftë, për pushtet autokratik dhe për rrënimin e këtij vendi të bekuar!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch