Home » Lajme, LPD » TË NDËRPRITET DHUNA SHTETËRORE SERBE, NDAJ SHQIPTARËVE TË BUJANOCIT

TË NDËRPRITET DHUNA SHTETËRORE SERBE, NDAJ SHQIPTARËVE TË BUJANOCIT


Lëvizja e Progresit Demokratik                  

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

E-maili: lpd_pmb@hotmail.com

Data: 05.05.2012

 

Reagim

TË NDËRPRITET DHUNA SHTETËRORE SERBE,

NDAJ SHQIPTARËVE TË BUJANOCIT

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ashpër ndaj ekspeditës spektakulare të xhandarmërisë dhe forcave të tjera policore me rastin e bastisjes dhe arrestimeve të dhjetëra shqiptarëve në Komunën e Bujanocit.

 

LPD dënon fuqishëm dhunën dhe brutalitetin e ushtruar nga ana e forcave të xhandarmërisë ndaj familjeve shqiptare, të Komunës së Bujanocit.

 

LPD konsideron se këto arrestime janë të motivuara politikisht dhe të planifikuara nga kuzhinat e Beogradit, për ta destabilizuar këtë komunë në prag të zgjedhjeve lokale dhe për të favorizuar serbët lokalë për dominim në pushtetin lokal, të cilin e mbanin të uzurpuar me vite të tëra.

 

LPD, fton faktorin politik shqiptar të Luginës së Preshevës për unitet dhe bashkëpunim rreth kësaj situate të rëndë të krijuar dhe gjithashtu apelon tek faktori  relevant politik dhe institucional shqiptar, faktori ndërkombëtar, ambasadat e akredituara në Beograd dhe OSBE,  që të ndikojnë në lirimin e pakusht të të arrestuarve, të sigurojnë liri, lëvizje të lirë të shqiptarëve të këtij rajoni, të cilët në vazhdimësi po përjetojnë dhunë  sistematike shtetërore.

 

LPD fton qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit dhe më gjerë të Luginës së Preshevës, që të ruajnë gjakftohtësinë, të ruajnë unitetin dhe të mbështesin qëndrimet dhe vendimet e faktorit politik shqiptar.

 

LPD mbështet konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe përkrah pa rezerë protestën gjithpopullore, që do të mbahet në Bujanoc në shenjë proteste për arrestimin e shqiptarëve të kësaj komune dhe diskriminimin e hapur, që po e ushtron Beogradi ndaj tyre.

 

NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

One Response

  1. Ju letem VLLEZER dhe MOTRA te shperndani ket faqe,dhe besoj se te gjith deshirojm qe ti dergojm nga nje mesazh te gjith Deputetve nga Parlamenti EUROPIAN per te zezeat qe pona bejn Serbija dhe Maqedonia,….KETU MUND ti gjeni 753 E-meil te deputetve te gjitha vendeve,…vetem klikoni te http://www.europarl.europa.eu/meps/de/search.html pastaj klikoni mbi FLAMURIN e cilit Shtet deshironi pastaj del E-Maili i deputeti dhe i dergoni nje MESAZH ,…POR JU LUTEM TE nderuar miq mos te dergojm ndoj mesazh me fjal fyese sepse nuk esht ne interes tonin dhe heret a von te gjith dot kerkojn falje per padrejtesit qe jan duke i ber ne KURRIZ TE SHQIPTARVE….ne qoft se keni ndoj pyetje besoj se do tju pegjigjem sipas mundesis,…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch