Home » Lajme, Opinione » Të ndërpritet trysnia e BE-së për të punuar e v epruar kundërligjshëm në Kosovë

Të ndërpritet trysnia e BE-së për të punuar e v epruar kundërligjshëm në Kosovë

Nga XHAVIT ÇITAKU
Pa u “ shëruar” ende “plagët” e veprimit skandaloz, racist e antishqiptar të presidentit serb Vuqiç, në skenën diplomatike evropiane menjëherë na doli, kush tjetër, pos zëdhënësi Stano, i cili njëhëherit është bërë avokat i shkëlqyer i palës serbe, Në fakt, në vend që ky “simpatizues” dhe “përkrahës” i kërkesave ultranacionaliste serbe të reagoj dhe të dënoj politikën luftënxitëse të regjimit të Beogradit, ai e bënë të kundërtën, kërkon hiq më pak se sa të filloi së zbaturi marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ka të bëj me themelimin asosacionit për komunitetin serb, e cila në shumë pika nga Gjykata Kushtetuese është interpretuar se është në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, Kushtetutën. Së këndejmi, si e tillë kjo marrëveshje është e pazbatueshme dhe shi për këtë duhet punuar në gjetjen e modaliteteve të tjera për formimin e këtij asosacioni, gjithnjë duke mos prekur parimet themelore të shtetësisë së Kosovës. Zëdhënësi i BE-së do të duhej të ishte një jurist i mirë për të kuptuar tërë komplecitetin që sjellë marrëveshja rreth asosacionit, për shkak se si e tillë cenon rëndë integritetin territorial të vendit tonë për shkak se ajo përmban elemente ekzekutive për këtë formë të qeverisjes të atij mekanizmi të pakicës serbe në Kosovë. Shëmbulli më i keq se një shtet nuk mund të funksionojë tamam si shtet është ai i Bosnje Hercegovinës, në të ciin Republika Serbe është bërë pengesë shumë e madhe për të arritur objektivat zhvillimore ekonomike dhe në fusha të tjera për shkak të obstruksioneve që bënë udhëheqja e komunitetit serb. Këtë gjë edhe pa u formuar fare asosacioni, Lista Serbe po e bënë thuajse për çdo ditë me deklarata e me sjellje kundër interesave të shtetit në të cilin jetojnë dhe marrin pagat nga taksapaguesit, kryesisht, shqiptar. Ndërkaq, po të formohej ky asosacion me kompetenca ekzekutive, atëherë aq shumë ishin trimëruar e entuziazmuar pjesëtarët e kësaj liste sa që do kishin vënë kontrolle policore në kufijtë “ artificial” të Kosovës veriore me pjesën tjetër dhe kështu vërtetë do të nxitej një konflikt me përmasa të gjera nëse mekamnzmat kushtetues të sigurisë së Kosovës do të intervenonin në atë pjesë.
Me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese u shkarkua presidenti i kosovës
Zëdhënësi Stano mundohet të arsyetoj në deklaratën e tij se kjo Marrëveshje duhet të zbatohet për shkak se këtë e kanë votuar dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, ai harron një gjë se në atë marrëveshje parashihet që në fund mendimin dhe interpretimin e përmbajtjes së saj do ta bëj Gjykataq Kushtetuese, të cilën gjë e ka bërë dhe nuk ka organ, institucion shtetëror, kryetar shteti e kryeminister që guxon të veproj ndryshe sepse do bënte vepër të rëndë penale, bile, lirshëm mund të thuhet, vepër të tradhëtisë. Stano thirret edhe në faktin që dy të tretat e deputetëve kishin votuar atë marrëveshje, e cila sipas tij është e obligueshme ndërkombëtarisht. Mirëpo, atij po ia përkujtojmë faktin tjetër, nëse dëshiron të bindet, se pavarësisht se dy të tretat e deputëve të Kuvendit të Kosovës e patën votuar për president z. Behxhet Pacolli, ishte Gjykata Kushtetuese ajo e cila emërimin e tij në këtë post e kishte interpretuar si të kundërligjshëm, ndaj edhe u shkarkua.

Zyrtarët edhe institucionet e BE-së nuk duhet të bëjnë trysni tek pala kosovare për të punuar e vepruar kundërligjshëm, sepse asnjëri prej tyre nuk do ta bënte në shtetin e tyre. Tek e fundit, këtë gjë kurrën e kurrës nuk do ta bëjnë as qeveria e as ndonjë organ tjetër i Kosovës pavarësisht kërcënimeve që po vijnë nga Serbia dhe trysnia e Lajçakut e Stano-s, ndoshta me bekimin e ndonjë personaliteti me ndikim në Bashkimin Evropan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch