Home » Lajme » TË NDËSHKOHEN KRIMINELËT SERB!

TË NDËSHKOHEN KRIMINELËT SERB!

Për ta penguar shtetndërtimin e Kosovës, shteti serb aktivizoi tërë arsenalin shtetëror duke financuar e yshtur edhe struktura mafioze e paramilitare kundër shqiptarëve. Kjo më së miri u dëshmua më 25 korrik, kur pas aksionit të Policisë së Kosovës për të kontrolluar  pikat doganore 1 dhe 31 në veriun e vendit, udhëheqës të politikës serbe nga zyrtar të lart u shndërruan në prijës të bandave kriminele atje. Ata vranë heroin e kombit Enver Zymberin. ‘Kriminelët janë bashkuar me politikën’ u tha në një dokumentar për mediet gjermane. Si për ta dëshmuar këtë realitet tragjik, edhe NATO-ja  bëri publik dokumentin konfidencial prej 400 faqesh, ku paraqiteshin të dhënat faktike për kontrabandistët dhe kriminelët vrasës të shqiptarëve. Vuko Antonijeviq, Marko Jakshiq, Millan Ivanoviq janë vetëm disa nga emrat e kriminelëve kontrabandist që me vite kriminalizuan veriun e Kosovës. Në dokument u publikua gjithasht edhe vrasja e 26 shqiptarëve gjatë luftës nga Oliver Ivanoviq. Duke komentuar ngjarjet në veriun e Kosovës Daniell Server tha se: ‘Dobësimi i kriminelëve mund të vij përmes rrugës së dobësimit të bizneseve të paligjshme’. Përderisa eurodeputetja Doris Pack apeloi bashkësinë ndërkombëtare për ‘ndërhyrje të fort’ pasi sipas saj ‘serbët në veriun e Kosovës kanë synime kriminale’. Kur është fjala për ndjekjen dhe ndëshkimin e kriminelëve, kritikat kundrejt bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë munguar as nga zyrtarë tjerë ndërkombëtarë por megjithatë  deri tani dëshira apo iniciativa serioze ka munguar. Për këtë kemi dëshmi edhe rezultatet e disa hulumtimeve të realizuara nga raportues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.  Profesori i mjekësisë nga Rijeka dhe raportuesi në KE-së z.Miljenko Doriq gjithashtu fajson bashkësinë ndërkombëtare për shumë të ndodhura gjatë dhe pas luftës në hapësirën ish-Jugosllave. Në një intervistë me gazetarin Branko Soban në gazetën ‘Dello’ të Lubjanës publikoi zbulimin edhe të 98 personave që dyshohen për krime lufte në ish-Jugosllavi. Është tmerrues fakti thotë ai se si kriminelët (me identitet të ndryshuar) ende lirshëm shëtisin jo vetëm në shtetet e treta, por 43 prej tyre  fshihen edhe në  shtetet e krijuara nga ish-republikat jugosllave! Z.Doriq, derisa kujton 15.000 njerëz të vrarë dhe dëmtimin e një të tretës së Kroacisë gjatë luftës, njëkohësisht e quan të padrejtë ‘dënimin e ‘vetëm 5 apo 10 kriminelëve serb për 15.000 shqiptar të vrarë në Kosovë’. Ai gjykon paaftësinë e Tribunalit të Hagës për t’i dhënë dënimin e merituar kriminelëve  dhe agresionit serb në ish-jugosllavi. ‘Janë vrarë 300.000 njerëz, (të mos harrojmë masakrën monstruoze të 8000 boshnjakëve civil të pafajshëm vetëm në Srebrenicë) dhe zhvendosur 4.milion të tjerë, por megjithatë  Tribunali i Hagës ‘ka dështuar të thotë hapur të vërtetën se kush i filloi dhe furnizoi ato luftëra edhe pse çdo here ishte një shkaktar, një person dhe një fuqi’, thotë z.Doriq. Duke lexuar intervistën e profesorit nga Rijeka dhe argumentet që faktohen aty, nuk mund të mos krijosh bindjen se shumë zhvillime politike botërore janë thjesht rezultat i planeve dhe skenarëve të konstruktuara paraprakisht. Ai identifikon realitete befasuese për ish-Prokuroren e Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte, e cila sipas tij ‘ajo ishte e urdhëruar të dënojë persona nga të gjitha grupet e implikuara në luftë dhe se kë sakt duhet ta arrestoj në Hagë’!!! Dhe duke qenë se jemi dëshmitar të arrestimeve të disa pjestarëve të UÇK-së edhe përkundër faktit se ata ishin vetëm mbrojtës të pragut e nderit të vet, lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar, nuk kemi pse të mos besojmë se akuzat kundër tyre janë të pavërteta dhe thjesht pasojë e një skenari  të dirigjuar. E si mund t’i themi ndryshe rigjykimit nga Gjykata e Hagës të z.Ramush Haradinajt dhe çlirimtarëve tjerë kosovar edhe pasi vet Gjykata rrespektive i pati shpallur të pafajshëm?! Vallë si mund ta emërojmë ndryshe edhe rihapjen e hetimeve për z.Fatmir Limaj nga ana e EULEX-it në Kosovë?!  Pastaj si mund të kërkohen rihetime për akuzat e pabaza serbe për disa pjesëtarë të e UÇK-së, gjoja të dyshuar për trafikim organesh kur për të njëjtat akuza para 10 viteve pas hetimeve të bëra prokurorët e Administratës së OKB-së në Kosovë, patën deklaruar se: ‘nuk ka asnjë fakt’. E në anën tjetër kriminelët serb të rinj e të vjetër ashiqare para ndërkombëtarëve e pa u ndëshkuar nga askush vazhdojnë ta gjakojn tokën e Kosovës me vrasje makabre të shqiptarëve. Vallë bashkësia ndërkombëtare deri në cilën masë do të provokoj durimin e shqiptarëve dhe të toleroj kriminalitetin shtetëror serb në Kosovë?! Nuk mund të ket liri as paqe të qëndrueshme pa ndëshkimin e kriminelëve, është mësimi më i qartë që na e mëson historia. Hegjemonizmi serbomadh, shkaktar i gjenocidit më të rëndë në historinë tonë më të re, duhet të ndëshkohet dhe t’i dorëzoj të gjithë kriminelët para drejtësisë. Shteti serb vullnetshëm duhet të ndal praktikën e lojës me struktura mafioze në Kosovë. Zaten kjo do të ishte në të mirën edhe të vet Serbisë. Në të kundërtën duhet detyruar!

AUTORE: Elife Luzha                                               Prishtinë

Scholastic published a solid article, five http://essayprofs.com ways to make standardized test prep engaging

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch