Home » Lajme » Të premtën dhe të shtunën, në Kaçanik, është mbajtur Festivali i 23-të Kombëtarë i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturor Artistike shqiptare

Të premtën dhe të shtunën, në Kaçanik, është mbajtur Festivali i 23-të Kombëtarë i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturor Artistike shqiptare

Pjesëmarrës në festival ishin 9 shoqëri si nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Presheva. Në mbrëmjen e parë të festivalit, në skenë performuan 5 shoqëri: SHKA “Gjilani” – Gjilan, SHKA “Rexho Mulliqi” – Preshevë, SHKA “Ibe Palikuqi” – Shkup, SHKA “Malësori” – Prizren, dhe SHKA “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik. Hapjen zyrtare të Festivalit të 23-të me radhë që mbahet në qytetin e Kaçanikut, e bëri Drejtori i Shtëpisë së Kulturës së Kaçanikut. Ndërsa edhe Kryetari I SHKA “Rexho Mulliqi” nga Presheva, ishte I kënaqur me performancën e shoqërisë së tij, kurse në të ardhmen paralajmëroi se do të marrin pjesë edhe në festivale tjera kombëtare. Në natën e dytë të festivalit, gjithashtu programin e tyre kulturoro artistik para publikut e kanë paraqitur 4 Shoqëri. SHKA “Josip Rela” – Podujevë, SHKA “Shpresa” – Strugë, Qendra Kulturore “Vaqe Zela” – Lushnje, dhe SHKA “Shqiponja” nga Ka Podujevë, SHKA “Shpresa” – Strugë, Qendra Kulturore “Vaqe Zela” – Lushnje, dhe SHKA “Shqiponja” nga Kaçaniku. Në fund janë ndarë edhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, kurse fitues I Festivalit të 23-të Kombëtarë të Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike është zgjedhur Qendra Kulturore “Vaqe Zela” nga Lushnja e Shqipërisë.

RTV Presheva

It is an accessible area essayclick.net/ for students to explore real world and complex ideas

One Response

  1. luginaa thotë:

    Mixha e knoi haberin se rexho mulliqi koka kone ne festival, demek me kojka e hora ne kacanik.ktu mixhes, qish merrvesh luginaa kokan kone edhe shoqri tjera me kojka e hora. Po mire luginaa thot sevap osht mu kon ati, po bile me ja pernga pak, kta te rexho mulliqit nuk ja perngasjn as kojkave as horave ton ate presheves. Luginaa nuk nditi a me kojka e hora burimore, demek te vendit apo me ato te punueme. Knoj Bashkimi ni kojke, ata horataret silleshin pa koregrafi, bile ai horatari I trash me at pelerinen e holl te kuqe sillej e sillej as lugina nuk e mori vesh se cka po bone.E Horat kane koreografi, stilizim, figura, e ki horatari horen e con per vete.Luginaa thote hora ka moton e poenten, demek niser e fundin, po me objektiv si thon kta ta shkolluem.
    Hora e dite pa hor, ai I pari I hores shtrihej lugines, pa figura, pa loje, ata horataret tjere rrijne e nuk dijne cka me bo.Lugina thot ne Lugine te Presheves nuk ka hora tilla.
    Hora e trete muzika ni, horataret I cojne komte pa takt, apo jo takt I hores shipe.
    Luginaa thot kemi hora te mira te Presheves, mos I prishni, se I kan horatise baballaret e gjisherit. Bile, Luginaa thote lueni horat ashtu si I luan populli ne dasma. Mos I coroditni, se vallahi Presheva ka pas horatar te mire.
    Luginaa thote msoni qish ka marre vesh paska ardh Dila, po ju nuk e ngoni, e cona me te juejen. Nuk bon thote Luginaa. Bon kur dini ma mire, po kshtu sin a Kacanik hora e dheut, msoni nga horataret e ibe palikuqit te shkupit, hapi hap, shipe e jo hapi juej si… me elektrik cohet, nuk o hap hores shipe.
    Lugina e Presheves ka horatar, djem qe din, hap t’mire te hores shipe.Luginaa thot ai horatari I trash bonte sikur n’ato havaduzet dervishve.
    Luginaa boll tha, thueni edhe tjeret. Per te mire te rexho mulliqit.

    Luginaa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch