Home » Lajme » Të premten fillon Kuizit shkollor ‘’ Lugina garon 2012 ‘’

Të premten fillon Kuizit shkollor ‘’ Lugina garon 2012 ‘’

Në studion e RTV Presheva Janë bërë provat finale të Kuizit shkollor ‘’ Lugina garon 2012 ‘’, garë kjo që i dedikohet nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës.Kuizi ishte shtyer per shkak te pushimit shkollor qe kishte vendosur ministria e arsimit.

Mirëpo kete te premte prite te mbahet xhiroja e pare ku do te garojne Gjimnazi ‘’ Skënderbeu ‘’ Preshevë dhe gjimnazi ‘’ Sezai Surroi’’ 1 Bujanoc. Ndërsa kuisi do të transmetohet në RTV Presheva dhe Spektri çdo të premte në orën 21h.

 

Janë bërë provat finale të Kuizit shkollor ‘’ Lugina garon 2012 ‘’, garë kjo që i dedikohet nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës. Stafi i këtij Kuizi në studion e RTV Presheva , ka testuar gjithçka duke filluar nga pjesa teorike dhe ajo praktike e teknike.Producenti Zejnulla Dauti thekson se xhiroja e parë e kuizit ishte parashikuar që të mbahej këtë të premte nuk është realizuar për shkak të motit të ftohtë dhe pushimit shkollor.

Sipas producentit Dauti ky kuiz ka një format shumë interesant dhe gjithçka është e përgatitur në mënyrë kompjuterike ku dhe privatësia e pyetjeve është e siguruar në mënyrë shumë sekrete , çka do të thotë se në dijeni janë vetëm stafi përpilues i pyetjeve dhe përgjigjeve.E kur jemi tek pushimi kjo do të jetë një ,mundësi e mirë për garuesit që të shfletojnë dhe të përgatiten sa më mirë për të përfaqësuar shkollën e tyre.Nxënësit do të testojnë aftësitë e tyre në këto lëmi , si në gjuhë shqipe, biologji, Muzikë- film, matematikë, kimi-fizikë, sport, histori- gjeografi , edukatë fetare dhe art- kulturë si dhe do të ketë pyetje të tjera që kanë të bëjnë me diturinë e përgjithshme . që do të jenë në përputhshmëri me mundësinë e dijes deri në moshën e garuesve.

Hapjen zyrtare të Kuizit shkollor ‘’ Lugina garon 2012 ‘’, do ta hapin Gjimnazi ‘’ Skënderbeu ‘’ Preshevë dhe gjimnazi ‘’ Sezai Surroi’’ 1 Bujanoc. Ndërsa kuisi do të transmetohet në RTV Presheva dhe Spektri çdo të premte në orën 21h.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch