Home » Lajme, Vendore » Të premten në ora 10: 00 thirret seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit Konunal të Bujanocit

Të premten në ora 10: 00 thirret seanca konstituive e përbërjes së re të Kuvendit Konunal të Bujanocit

Sipas Rregullores së punës së KK të Bujanocit, seancën konstituive e ka ftuar këshilltari më i vjetër, Stojança Arsiq.
Në rend të ditës të kësaj seance do të jet, betimi solemn i këshilltarëve të rinjë të dalë nga zgjedhjet e fundit, raporti i Komisionit Konunal Zgjedhor dhe zgjedhja e kryetarit, zëvendës kryetarit dhe sekretarit të Kuvendit Konunal të Bujanocit.
Pas zgjedhjes së drejtuesve të Kuvendit Komunal, menjëherë mund të caktohet seanca tjetër për zgjedhjen e kryetarit të komunës, zv.kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Komunal të Bujanocit .

Nga burimet e pakonfirmuara del se kjo seancë është ftuar pas një marrëveshje koalicioni qeverisës akoma të pakonfirmuar, mes PD-së së Nagip Arifit, Partsisë Përparimtare Serbe të Vuçiqit dhe LPD-së së z. Musliu të cilët sot janë takuar por pa u deklaruar rreth përmbajtjes së këtij takimi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch