Home » Lajme, Opinione » Të qeshim pak – “Serbët , popull i Perëndisë! “ (SRBI – BOŽIJI NAROD )

Të qeshim pak – “Serbët , popull i Perëndisë! “ (SRBI – BOŽIJI NAROD )

Karikatura duke qeshurJo për të qeshur por për të ardhur keq se si një popull i formuar në 600-700 vjetshin e fundit e ardhur në Ballkan në shekullin e 6-të e falsifikon vendin dhe datën e lindjes dhe del para botës pa fije turpi – Srbi Bozhji narod.  (Serbët , popull i perëndisë!  ) E vërtetë që çdo qenje e gjallë është pjellë e një superfuqije- që dikush e quan zot e dikush naryrë ; por serbët e mendojnë ndryshe sepse ata e kanë spjegimin e tyre”: Në mes të popullit të zgjedhur nga Zoti dhe Popullit të Perëndisë – është një ndryshim i madh. Populli të zgjedhur nga Zoti ia gjejmë rrënjet e lindjes,ndërsa Populli i Perëndisë shtrihet në principin e Krijuesit të një sistemi të përsosur . Populli zgjedhur mund t`ishte  çdo popull , por populli i perëndisë e paraqet një ligj të sistemit të formimit kosmositit – Serbët “

Sa të mençur që janë serbë ; ja se si e llogarisin vjetërsinë e tyre.  “E dini që sipas Bibles ishte përmbyejtja e madhe rreth vitit 1665.kur e dimë vitin e lindjes së Heberit , atëherë e dimë edhe vitin e limdjes se Hebrejve si popull. Heberi ka lindur 67 vjet pas permbyetjes. Me qenë se Permbyetja Biblike ndodhi me 1665,atëherë kur bota u ngjallë me Adamin. Pra , 166 plus 567 =1723 vite nga formimi i botes. Nëse nga 4000 vjetet e formimit të botes paraKr.i zbresim 1723 vjet = 2777vjet para Krishit. 2227 – 2015 = 4292 vite . Par hebrenjt janë të vjetër 4292 vjet .”  Matematikë  e fortë serbe ! e serbet me njëherë me hebrenjtë .

“Shkronjat që Moisiu i përdori ishin nga fenikasit që arritën në Greqi. Moisiu këtë shkrim e kishte mësuar nga nga priftërinj egjyptas. Shumë pak kohë para lindjes së Miosiut në Egjipt sundonin Hiksosët të cilët kishin lenë gjurmë në besimin e lashtë egjyptas dhe nga shumë mendohet që ata Hiksoset ishin serbë”.  Pra edhe besimet në Egjyptin e vjetër i sollën serbët?????
Edhe Arsa i kohës së faraonit Ramzesi II ishte nga jashtë ( i huaj për egjyptasit ) dhe ai ishte serb.  ( Mendoni pak në Rasin serb, Rashka etj.)
Ju ka ra të dëgjoni për shprehjen PRST , të cilën Jurgen Shpanut, dhe Emanule Velkovski e lidhin me filistinët. Shikoni nëse mundeni në papiruset e Ramzesit III dhe do të gjeni shpjegimin “Srbi pleme majka “ ,pra nëne e fiseve ,Serbet. mrekulli serbe  si zakonisht !
Edhe këtë filistinët përmenden 2000 vjet para Krishtit, kurse Perset njihen në histori vetem 600 vjet para Krishtit. Para perseve , aty ishin asiret e fuqishëm ku edhe sot gjenden gjurmët serbe. E shihni ??

Në librin e Adolf Piktes “Les origines indo-europeennes ou les Arians primitifs”,   po shkruaka  “ populli që i me degëzimet e veta që nga India e deri në skajet më largëta të Europes Perëndimore. që nga një kënd i botës në tjetrin e zhvilloi zinxhirin e gjatë të popujve me të njejtin gjak… ishin pra serbet ! Mrekulli kozmike !

Edhe P . J. Šafarik e paska “ vërtetuar se ilirët qe flitnin ilirishte kanë qenë serbë”.Bile edhe Straboni ka shkruar  se “ Serbet antik te njohur me emrin Thrakas dhe Ilir  nuk kanë mundur të jenë larg njeri tjetrit sepse ishin popuj të  të njëjtës origjinë.

“Serbët e kanë farën që gjendet në palcën e ashtit- që e bënë nga krijuesi i sistemit të përsosur dhe kështu që serbët si  Populli i Perëndisë janë edhe populli më i vjetër në botë “ – popujve të tjerë  iu mbetet  të  vazhdojnë rrugëtimin e tyre në jetë të prirë nga serbet . Pra ?

Fahri Xharra,17.12.15 Gjakovë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch