Home » Opinione » Të ri-konfirmohet Referendumit i ksaj Krahine dhe të ri-shikohet marrëveshja e Konçulit

Të ri-konfirmohet Referendumit i ksaj Krahine dhe të ri-shikohet marrëveshja e Konçulit

       

 Shkruan : Refik  HASANI

Për ri-shikimin e marrëveshjes së Konçulit dhe shqyrtimin serioz të organizimit  të mbajtjes gjegjësisht të  ri-konfirmimit  të  Referendumit të ksaj Krahine  lidhur me përcaktimin e raporteve  të këti Rajoni autonom ndaj Institucioneve  të  Republikës  së  Serbisë  dhe  Republikës së Kosovës . Me një fjal Këshilltarët të tri Komunave të përbëjn Kuvendin e Autonomisë së këtij Rajoni  dhe të vendosin për dy çështje fundamentale  të  ri-konfirmohet   Referendumit  i  ksaj Krahine  dhe  të  ri-shikohet marrëveshja e KonçulitTë zgjedhurit e popullit në këtë rastë të marrin rolin e tyre që ju takon e jo të vazhdohet me avazin e vjetër të ndar e përqarë , por këto  tri Kuvende së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇPMB-ës  dhe grupimet e të dëbuarve , zhvendosurve dhe shpërngulurve  të caktojn grupe punuese , Këshilla dhe  komisione të caktuara për ndarjen e detyrave të caktuar gjatë këtij mandati legjislativë .Bashkërendimi të bëhet në harmoni me Tiranën dhe  Prishtinën zyrtare së bashku me dy Akademitë tona dhe faktorit ndërkombëtar  . Kështu e  kan legjimitetin maksimal dhe do mirret parasysh më me seriozitet nga të gjithë  . Më së lehti është të funksionalizohen të zgjedhurit e popullit nga tri Kuvende të tri Komunave duke thirrë , mbajt dhe udhëhequr me popullatën e ksaj Krahine apo Rajoni të trazuar që po dominon diskriminim  , si dhe

1.       Të kthehet në vend  ku ishte vendosur në Preshevë lapidari i dëshmorëve të  UÇPMB-ës ,

2.       Deputeti  z.Riza Halimi, në parlametin e Serbisë të tërhiqet dhe të dorëzoj në shenj revolte imunitetin,

3.       Të lirohen të gjithë të denuarit politikë dhe të ndalohen gjygjet politike ndaj  ushtarëve të UÇPMB-së dhe amnistin dhe respektimin e demilitarizimit të  këtij Rajoni ,

4.       Për Shqiptarët e Medvegjës,Buanocit dhe Preshevës  të bëhet regjistrimi civil,pasurisë dhe banesave nën mbykqyrje ndërkombëtare  ,

5.       Implementimin e projekteve  konkrete , projekte serioze për kthimin e  kategorisë  të  dëbuarve ,zhvendosurve  dhe të shpërngulurve  dhe të thirret një Konferencë e donatorëvë  ndërkombëtarë për investime dhe kthim të zhvendosurve  .

Këto tri Kuvende të vendosin për tri Komunat në bashkëpunim me dy nga tre Prefektat dhe Kryesuesit e këtyre Kuvendeve së bashku me zëvendësat dhe me shoqatat e dala nga lufta e UÇPMB-ës  dhe grupime, Këshilla e shoqata  të të dëbuarve , zhvendosurve e shpërngulurve që veprojn në hapsira tona etnike Shqiptare . Këto kan legjitimitetin e popullit , jan të zgjedhurit , të votuarit e drejtëpërdrejtë nga populli .Pranda roli , përgjegjësia është e tyre . Ky do të jetë Kuvend Rajonal  i  një Krahine autonome që kan obligim moral , institucional dhe kombëtarë që të marrin vendime në të mirë dhe në interes të përgjidhshëm të ksa Krahine të mbetur padrejtësisht nën amdnistrimin e Serbisë . Ky mundë të jetë i vetmi një Kuvendë i ksaj Krahine që duhet të marrë vendime , si lidhur  : Edhe pse më 1 e 2 mars 1992 ishte mbajtur Referendumi është momenti historik që të shqyrtohet seriozisht të organizohet  dhe  të mbahet gjegjësisht të  ri-konfirmohet edhe njëher   Referendumi i ksaj Krahine  lidhur me përcaktimin e raporteve  të këti Rajoni autonom ndaj Institucioneve  të  Republikës  së  Serbisë  dhe  Republikës së Kosovës dhe  për ri-shikimi e marrëveshjes së Konçulit  .  Tirana zyrtare të reagoj dhe të heqë ambasadorin nga Beogradi dhe ti ngrin  të gjitha marrëdhënjetë me Serbinë. Tirana të shtron dhe ngritë diskriminimin që po ju bëhet shqiptarëve në këtë Krahinë  në një seancë  të Këshillit të Përgjidhshëm të OKB-ës . Kurse Prishtina zyrtare të gjitha mjetet e grumbulluar nga taksa rrugore që ishte aplikuar dhe ishte në fuqi deri më 21 Tetor të sivjetëm , pra mjetet e grumbullura nga ky fondë t’ua kthen shqiptarëve të Komunës së Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës  deri në centë në form ndihme, donacioni dhe investon në arsim e fusha tjera Bashkërisht të gjithë ne të kërkojm të insatalohen farcat paqëruajtëse të OKB-ës apo të  NATO-s të mbykqyrë këtë Rajon  derisa  monitoruesit nga OSBE-ja të shtohen më stafë dhe të mbulon më shumë vendbanimë shqiptare të tri Komunave  . 

 

24. Nëntor  2013

 

Autori, ish kuvendar i Komunës së Gjilanit ,  ka përfunduar studimet në master pret të mbroj temën e diplomës në Universitetin publikë të Prishtinës është publicist i pavarur  nga Bujanoci .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch