Home » Lajme, LR-PDSH, Vendore » Të rinjtë dhe Forumi i Gruas së LR-PDSH-së takohen në selinë e partisë për tu organizuar rreth fillimit të fushatës zgjedhore

Të rinjtë dhe Forumi i Gruas së LR-PDSH-së takohen në selinë e partisë për tu organizuar rreth fillimit të fushatës zgjedhore

Nën organizim e shtabit zgjedhor, LR-PDSH fton Forumin e Gruas dhe atë Rinor për t’i nisë sa më të organizuar tubimet që do të jenë pjesë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 24 dhjetorit.

Sot në zyrat e LR-PDSH kryesia e forumit të gruas me kryetarën Zana Ademi mbajtën takim ku diskutuan për përgatitjen e tubimit për hapjen e fushatës që është planifikuar të mbahet ditën e shtunë ku morën përsipër organizimin e këtij tubimi.

Ftesës iu përgjigjën një masë e konsiderueshme e të rinjëve të këtij subjekti politik ku u paraqitën shumë ide rreth mënyrës organizative të fushatës parazgjedhore të cilës do t’i prij kryesisht rinia bashkë me aktivistët tjerë të LR-PDSH-së.

Marrja e përgjegjësive për organizime të tilla jep një Shpresë të Re se gratë dhe rinia e LR-PDSH janë të gatshëm të marrin edhe përgjegjësi për menaxhimin e komunës pas zgjedhjeve të 24 dhjetorit.

One Response

  1. Avdija thotë:

    I deshiroj sukse gjith ktyne te rinjve e te rejave qe kan mar persiper nje rrugtimi qe nuk esht e lehte sidomos per kto kohe qe jan met vertet te trubullta bile nganjeher fitohet pershtypja se zor se dot ket ndonjeher ndonje te ardhme te mire per ket popullate te vuajtrur me shekuj e sotjon tu ja ndihmu edhe lideret e deritanishem vetem ne menyra te ndryshme njeri prej tjetrit. Ishalla kta te rinjte me nje kryetar poashtu te ri qe po shihet si nje kryetar i ardhshem i Presheves, ashtu po e shoh un ndoshta po gaboj e i cili tu i pa gabimet trashanike te paraardhsve te tij, ky ndoshta dot jet nje shembull edhe per kryetart qe vijn pas tij. Un i deshiroj suksese ktyne tu shpresu se dot jen te paret edhe me vota edhe ne kuvend komunal. Shpresa eshte te ju edhe fotorja kismet ka mu kon me ju. Ju pershendes me deshir qe kto zgjedhje te dalin te qeta e pa ngatrresa, kjo ka me shum rendesi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore