Home » Lajme, Vendore » Të rritet Kuota e pranimit për studentët nga Kosova Lindore

Të rritet Kuota e pranimit për studentët nga Kosova Lindore

Dihet se tani jemi në muajin qershore dhe jemi pranë  hapjes së afateve të reja për pranimin e studentëve në Universitetin e Kosovës.

Hapja e Universitetit të Gjilanit, që po proklamohet se do hapet këtë vit  do t’ia  lehtësojë vijimin e shkollimit shumë studentëve të  Komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës dhe do të funksionojë jo vetëm si institucion universitar, por edhe  si institucion që do të mbajë të inkuadruar në shoqërinë shqiptare edhe shumë të rinjtë të këtyre komunave duke i bërë të  ndihen mirë dhe të mos e vërejnë aq shumë lënien e tyre në harresë nga faktori shqiptar.

Ne si forum rinorë i “Vatrës” kërkojmë  nga institucionet relevante të arsimit të Kosovës që  të rrisin kuotën e pranimit për  studentët  nga Kosova Lindore në Universitetet e Kosovës  e në veçanti në atë të Gjilanit e meqenëse  se Gjilani, është qyteti më i afërt me Kosovën Lindore duhet të  ketë një kuotë me te madhe për pranimin e studenteve nga Kosova Lindore , në këtë mënyrë do t’i ndihmojë studentët me gjendje të rënde ekonomike.

Kërkesat për shkollim në Gjilan nga maturantët e  Kosovës Lindore janë të mëdha  pasi që për t’u shkolluar është kosto shumë me e ulet në Gjilan se të shkollohen në Tirane, Prishtine e Tetove, prandaj është e rëndësishme për të gjithë ne të bëhet  rritja e kuotave për studentët nga Kosova Lindore.

Gjilan më 24.06.2013                                                                                Me respekt Kryesia e forumit rinor të

                                                                                                                                       “Vatrës”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch