Home » Lajme, Rajonale » Kumanovë – Të shtëna dhe shpërthime në Kumanovë, ka filluar evakuimi i banorëve të ‘Lagjes së Trimave’

Kumanovë – Të shtëna dhe shpërthime në Kumanovë, ka filluar evakuimi i banorëve të ‘Lagjes së Trimave’

Ora 17:45 –

Kumanove_EvakuimiPara pak çastesh gazetari i Alsat-M nga tereni Arben Zeqiri na njoftoi se ka filluar evakuimi i banorëve të ‘lagjes së trimave’ ku janë zhvilluar përleshjet mes forcave policore dhe grupit të armatosur. Sipas gazetarit tonë evakuimi i banorëve është në rritje e sipër, megjithatë edhe gjatë evakuimit dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Banorët e evakuuar priten nga ndihma e shpejtë dhe familjarë të tyre.

Ndërkohë menjëherë pas evakuimit raportohet se policia me armatim edhe më të rëndë është nisur drejt Lagjes së trimave.

————————

Të plagosurit dërgohen në Qendrën Klinike në Shkup

Ndërsa aksioni në Kumanovë vazhdon, në Qendrën e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, janë parë më shumë se 10 helikopterë të zbresin herë pas here për të sjellë të plagosur. Besohet se bëhet fjalë për policë të plagosur. Ekipi ynë i xhirimit vazhdon të qëndrojë atje i instaluar prej mëngjesit, por nga kontaktet e deritanishme, informacionet kanë qenë të vështira për t’u siguruar, pasi mjekët kanë marrë urdhër nga autoritetet të mos nxjerrin asnjë informatë. Atje, mësohet të jetë edhe ministri i shëndetësisë, Todorov.

15.00

Policia_KumanoveQë nga ora 5 e mëngjesit në lagjen e trimave në Kumanovë po dëgjohen të shtëna dhe shpërthime të fuqishme. Forca të mëdha policore janë përqendruar në këtë lagje ku sipas informacione tona veprojnë disa persona të armatosur.  Mbi këtë lagje po fluturojnë edhe helikopterë të policisë.

Kumanova ne flake -1Ndërkohë raportohet se nga vendngjarja vështirë mund të merren informacione për bilancin e këtyre luftimeve, për viktima eventuale ose të plagosur, sepse forcat e mëdha policore nuk lejojnë lëvizje të njerëzve në këtë zonë të qytetit.

 

 

Kumanova ne flake -2

 

 

 

 

BDI apelon për qetësi dhe kujdes ndaj provokimeve

BDI po i ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet e sotme në Kumanovë dhe në vazhdimësi ka apeluar tek qytetarët për përmbajtje, rruajtje të gjakftohtësisë dhe që të mos bien pre e provokimeve. BDI gjykon se zhvillimet e sotme në Kumanovë, por edhe ato të mëhershmet në Goshincë si dhe shpërthimi para selisë së BDI-së dhe të tjera, janë veprime që janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet strategjike të kombit shqiptar si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës. Jemi të bindur se vetëm një Maqedoni stabile dhe e sigurt ndihmon rajonin, dhe asnjë destabilizim i vendit tonë nuk është në interes të kombit shqiptar në rajon. Shqiptarët në Maqedoni kanë agjendë të paracaktuar dhe në bashkëveprim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n duan ta shohin këtë vend me barazi të plotë, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, në paqë e stabilitet si dhe të anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike dhe të integruar në Bashkimin Evropian. Ftojmë edhe mediat dhe opinionbërësit që të dëshmojnë përgjegjësi të lartë në këtë kohë shumë delikate si dhe të përmbahen nga nxitja e mëtutjeshme e situatës së rëndë. Në veçanti, qytetarët e Kumanovës dhe të lagjës ku u zhvillua ndërhyrja duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme. Njëkohësisht, edhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të veprojë me përgjegjësi ndaj ndjeshmërisë së situatës së sigurisë dhe asaj politike.

——————————

Lëvizja për reforma: Të tërhiqet policia, të mos mbaj qytetarët në shtetrrethim

Ziadin_SelaPër zhvillimet e sotme në qytetin e Kumanovës ka reaguar edhe Lëvizja për Reforma e drejtuar nga Ziadin Sela, Shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet që zhillohen sot në qytetin e Kumanovës.

“Apelojme deri tek popullata civile në Kumanovë që të qëndrojnë bashkë dhe të ju shmangen provokimeve të mundshme të disa qarqeve që asnjëherë nuk kanë kursyer popullatën civile për të realizuar qëllimet e tyre. Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë të tërhiqen nga zonat e banuara me shqiptarë dhe të mos mbajnë popullatën civile shqiptare në shtet-rrethim. Kërkojmë urgjentisht ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë, si institucion i vetëm tek të cilët shqiptarët kanë besim, që të ndërhyjnë sa më shpejte dhe mos të lejojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës”.

——————————-

Tirana bën thirrje për qetësi dhe jo përshkallëzim të situatës

Ministria e jashtme e Shqipërisë dënon fuqishëm aktet e dhunës në Maqedoni dhe bën thirrje për qetësi. Tirana Zyrtare është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar, me pasoja të rënda në jetë njerëzish, dëmtime të pronës dhe rendit publik. Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë”, – thuhet mes tjerash në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shqipërisë.

——————————–

Pandeli Majko: Qeveria e Shkupit po shkon në drejtim të paditur

Në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko. “Po e ndjek me shqetësim në Maqedoni. Në këtë shtet e ke të vështirë të bësh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak. Shkupi është i dënuar të prodhojë ose dialog ose të kundërtin e vet si një shembull rajonal për mirë ose keq. Kjo që po ndodh aktualisht është shqetësuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të paditur. Në Maqedoni kriza po merr përmasë midis një pale që nuk po qeveris dot dhe një palë që nuk e merr dot pushtetin. Në mes janë shqiptarët që po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme “sallatën maqedonase”…”, shkruan Majko.

———————————

Zyra e BE-së, tensionet mund të evitohen

E ndërsa ALSAT vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me misionet ndërkombëtare, edhe “Delegacioni i BE-së njoftoi se po i ndjek me vëmendje raportimet mbi operacionin policor që vazhdon në zonën e Kumanovës, i cili ka rezultuar edhe në shkëmbime zjarri. Ne mbetemi në kontakt me autoritetet dhe partitë politike. Apelojmë fuqishëm drejt qytetarëve dhe faktorëve politik të ruajnë qetësinë dhe të presin për fakte që do të publikohen nga autoritetet  relevante . Ne shpresojmë se përshkallëzimi i tensioneve mund të evitohet” theksohet nga delegacioni i BE-së në Shkup. Të njëjtit reagim iu bashkëngjit edhe ambasada britanike.

———————————–

Prishtinë, MPJ apelon për përmbajtje nga dhuna në Maqedoni

Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës po përcjell me shqetësim të thellë lajmet në Maqedoni për incidentet e dhunshme në disa lokalitete, me viktima te raportuara.
Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni.

“MPJ njëkohësisht apelon tek të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik, në kuadër të institucioneve të vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, që garanton integritetin e Maqedonisë dhe përmbushjen e të drejtave të komuniteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

———————————–

Bllokohet autostrada në Kumanovë, paralizohet komunikacioni Serbi-Maqedoni

Të shtënat e sotme në Kumanovë kanë bërë që të bllokohet autostrada në Kumanovë e cila e lidh Beogradin me Shkupin si dhe me vendet fqinje Bullgarinë dhe Greqinë. Autostrada ndërkombëtare është e palëvizshme dhe kjo ka shkaktuar kaos në qarkullimin jo vetëm të makinave të Maqedonisë por edhe më gjerë.

—————————————–

OSBE-ja monitoron nga afër situatën në Kumanovë

Misioni i OSBE-së në Shkup po monitoron dhe vlerëson nga afër situatën e sigurisë në Kumanovë dhe kërkon që të gjithë palët e shqetësuara të tregojnë vetëpërmbajte. Ky është reagimi i OSBE-së e cila sot ka ndjekur gjithashtu nga adër situatën në aksionin policor të Kumanovë. “Ne besojmë se më e rëndësishme se gjithçka, është siguria e popullatës vendase” ka deklaruar ushtruesja e detyrës, ambasadore e Misionit të OSBE-së në Shkup, Marian Bereks.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe partitë politike të ruajnë qetësinë. Prioritet i menjëhershëm dhe urgjent është shmangia e çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë në dhunë të mëtejshme”, deklaroi ambasadorja Bereks.

——————————-

Reagon SHBA-ja, kërkon nga qytetarët të rijnë të qetë

Shprehim keqardhje te thelle për humbjen e jetëve te njerëzve në aksionin policor në Kumanovë, dhe shprehim ngushëllimet tona familjeve të policeve dhe civilëve te vrarë dhe të plagosur. Po e përcjellim situatën dhe jemi ne kontakt te vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politik. Bëjmë thirrje tek qytetaret të qëndrojnë te qetë dhe të lejojnë te zbardhen faktet.

AlsatM

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch