Home » Lajme, Vendore » Të shtunen më 21 nëntor 2015 drejtimi i mjekësisë pran SHMT “Presheva” organizon kuizin “Nektari i Mjekësisë”

Të shtunen më 21 nëntor 2015 drejtimi i mjekësisë pran SHMT “Presheva” organizon kuizin “Nektari i Mjekësisë”

Mjeksia ne SHMT Presheva - FtesaSipas organizatorëve të kuizit, përveç grupeve që do të garojnë në të, gjthçka është përgatitur si në aspektin organizativ ashtu edhe në aspektin teknik.

Përveç pyetjeve arsimore, do te kete edhe: poezi, ese, këngë, dramë dhe rrëfime sensibilizuese për fenoment negative në shoqëri dhe në fund një koktej rasti.

Mirënjohje për nxënësit, të cilët janë promotor të aktiviteteve pozitive. Keta nxenes dëshmojn se gjitheçka është e mundshme me vullnet dhe mbështetje arsimtareve.

Mjeksia ne SHMT PreshevaAktivitetet jashtëmësimore duhet të jenë në funksion të zhvillimit të talenteve të fëmijëve, shkathtësive, aftësive si dhe në drejtim të përforcimit të vetëbesimit të tyre, pasqyres pozitive për ata por edhe të raporteve pozitive dhe imazhit pozitiv për shkollën.

Shkolla organizon aktivitete që kanë si qëllim forcimin e marrëdhënieve: komunitet-nxënës-mësues.

Proceset mësimore dhe organizimet e projekteve tanimë kanë arritur nivelin profesional rutinor në profilin e mjekesisë.

Është kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e këtij procesi, pjesë e këtij ekipi kaq përpjekës dhe progresiv. Për ne, si dëshmitarë dhe si pjesëmarrës aktiv në rritjen, evoluimin dhe edukimin e nxënësve tanë në individë të kompletuar me cilësi ndërkombëtare, është shpërblimi më i madh dhe më i kënaqshëm që po përjetojmë nga viti në vit.

Jemi gjithmonë mirënjohës ndaj punës dhe përpjekjeve të bëra nga gjithë nxënësit aktiv dhe përkrahjes së vazhdueshme arsimtarëve me vizion largpamës.

Kuizi mbahet në:

Ora: 10:00
Vendi: Amfiteatri rtv Presheva

Mirëardhshi!!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch