Home » Lajme, Vendore » Të shtunën në sheshin e dëshmorëve në Preshevë prej orës 12:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore

Të shtunën në sheshin e dëshmorëve në Preshevë prej orës 12:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore

Kështu kanë vendosur gjitha partitë politike në Luginë të Preshevës në takimin e mbajtur në kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës, i cili përfundoi para pak çastesh. Mbështetje për protestën kanë dhënë gjitha partitë politike. Kjo protestë sipas kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe atij të Bujanocit Nagip Arifi mbahet në pragë të shënimit të manifestimeve të majit kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, kundër vendimit të gjykatës për krime të luftës për dënimin e shqiptarëve dhe me kërkesa për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë sikurse të serbëve në Kosovë.

 

E ndërkaq kryetari i LPD-së Jonuz Musliu thotë se me këtë protestë do të alarmohetë bashkësia ndërkombëtare se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkon zgjidhje urgjente.

 

Takimi i sotëm i përfaqësuesve të partive të Luginës ka qenë i pa paralajmëruar, ndërsa ai ka zgjatur për mëse 2 orë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch