Home » Lajme, Vendore » Të tërhiqet BIK nga grumbullimi i paligjshëm i vitrave në Luginë

Të tërhiqet BIK nga grumbullimi i paligjshëm i vitrave në Luginë

Të tërhiqet BIK  nga grumbullimi i paligjshëm i vitrave në Luginë 

 

NJOFTIM 

BIPBM-ja , njofton besimtarët  mysliman të Luginës së Preshevës lidhur  me shperndarjen e kvitave të sadakatul-fitrit  nga Bashkësia Islame e Kosovës, për grumbullimin e vitrave me rastin e muajit  të  shenjt të Ramaznt. Një  veprim i tillë i BIK- ut, në një shtet tjetër, siq  po na konsideron Kosova  si diasporë, nuk është  e ligjshme, fetare, morale e as humane.

Pas  pavarsisë së Kosovës  organizimi  fetar  i Luginës së Preshevës  bëhet  përmes institucionit legjetim të lisencuar që nga viti  2003, prandaj BIK-u  nuk gëzon kurrfar të drejte  ligjore në një  shtët tjeter  të pranuar ndërkombëtarisht për  grumbullimin e vitrave me kvitat  e Republikës së Kosovës, organizimin e Haxhit  dhe grumbullimin  e lekurave te Kurbanit.

Kur  kemi  parasyshë të gjitha këto dhe gjendjen e veshtir ekonomike, papunsia, shpernguljet   dhe presionet e ndryshme politike, ekonomike,  ne vend  se BIK-u  ta ndihmoj organizimin fetarë në Luginë  që i ka borxh morale, fetare  dhe finansiare, ai  mundohet edhe me tej  te na xhobit ashtu si po na  xhobisin polisat  kufitare  me Kosovën.

BIPBM   kërkon nga BIK-u  që  t’i tërheq kvitat e sadakatul-fitrit  e shpërndarë për grumbullimin e vitrave  nëpër mes disa  imamve lojal e mexhlisa  dhe  kërkon nga Imamët dhe besimtarët ti mos i përgjigjen ketij aksioni, sepse  janë keqpërdorim manipulim dhe grabitje.

BIPBM-ja,  fton Institucionet shtetërore të Kosovës  dhe ato ndërkombëtare  që të marrin masa urgjente ndaj  këtyre veprimeve tendencioze të Naim Tërnavës dhe klainit të tij,  të cilat ndikojnë negativisht për proceset politike dhe paqësore jo vetëm në Luginë  por edhe në rajon.

BIPBM –ja  fton të gjithë besimtarët mysliman që kan agjëru muajin e Ramazanit dhe e kanë obligim dhënjen e Sadakatul- Fitrit, të drejtohen  në lokalet e saj në Bujanoc, duke e ditur se  islame  na mëson që sadakatul fitri duhet ti ndahet atyre qe kanë nevojë më së shumti, e kush është në gjendje më të mjerushme së situata në Luginë, njofton Qendra Informative e BIPBM-së, me seli në Bujanoc .

Bujanoc , më

01.08.2013

One Response

  1. Silver Price thotë:

    Bujanoc – BIPBM-ja , njofton besimtarët mysliman të Luginës së Preshevës lidhur me shpërndarjen e kvitave të sadakatul-fitrit nga Bashkësia Islame e Kosovës, për grumbullimin e vitrave me rastin e muajit të shenjt të Ramazanit.Një veprim i tillë i BIK- ut, në një shtet tjetër, siç po na konsideron Kosova si diasporë, nuk është e ligjshme, fetare, morale e as humane.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch