Më datën 24 qershor në të gjitha vendvotimet në Medvexhë do të votohet për Këshilltarët e Asamblesë Komunale.
Prandaj Shoqata ,,Vatra” i bëjnë thirrje gjithë shqiptarëve që jetojnë në Medvexhë dhe qytetarëve të dëbuear me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, ditën e zgjedhjeve të 24 qershorit të dalin sa më masovikisht në zgjedhejt komunale.
Shqiptarët e Medvexhës duhet të jenë syqelë, dhe të shkojnë atë ditë për të përmbushur obligimin e vet qytetar dhe mbi të gjitha kombëtar.
Andaj, ftohen të gjithë qytetarët e Medvexhës që më 24 qershor 2012 e dielë të jenë në vendvotimet e tyre dhe të votojnë për të ardhmen e Medvexhës.
Të votohet për një Medvexhë ku do të qeverisin partitë Shqiptare. Gjithashtu, është koha e fundit që ta shpëtojmë Medvexhën, dhe një herë e mirë t`i tregojmë regjimit Serb, se edhe Medvexha, si Bujanoci dhe Presheva është shumicë Shqiptare.
Gjilan, më18.06.2012 ,,Vatra”-Shkelzen Agaj -Anëtar i Kryesisë.