Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), i shpreh ngushëllimi Ambasadës së Arabisë Saudite, në Tiranë për vdekjen e mbretit Abdullah bin Abdulaziz.
Arabia Saudite, humbi një njeri të madh, një mbret të devotshëm, një burrështetas, i cili për 20 vjet rresht udhëhoqi ndershëm me shtetin dhe popullin e tij.
Se sa
ishte mbreti Abdullah bin Abdulaziz, modest dhe popullor flet ceremonia e varrimit të tij, pa ndonjë publicitet të madh, duke u shoqëruar vetëm nga familjarët e tij për në varrezat publike.
Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, shpreh ngushëllime familjes së mbretit, Arabisë Saudite, Ambasadës së akredituar në Tiranë, si dhe vëllait të tij Salman bin Abdulaziz, i cili u zgjodh mbret për ta udhëhequr vendin, njofton Qendra Informative BIPBM , Bujanoc.
24.01.2015