Home » Lajme » Telegram urimi i Kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me rastin e përvjetorit të 4 të pavarësisë së Kosovës

Telegram urimi i Kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me rastin e përvjetorit të 4 të pavarësisë së Kosovës

Me rastin e përvjetorit të 4 të pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka dërguar telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, Kryemnistrit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe familjeve Jashari në Prekaz dhe Haradinaj në Deçan, si dhe mbarë popullit shqiptarë. Në telegram urimin që është dërguar në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës thuhet. 17 shkurti i vitit 2008, është ngjarja më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ëndrrën bashkërisht e bëtë realitet. Për të mbërritur deri te festa e madhe e pavarësisë së Kosovës, të gjithë shqiptarët së bashku punuan dhe sakrifikuan shumë. Sot kujtojmë presidentin Rugova, komandantin Adem Jashari, gjithë komandantët, ushtarët, luftëtarët dhe heronjtë e Lirisë së Kosovës. Vizionin e përbashkët universal për liri, dhe demokraci të Kosovës, e realizuat bashkërisht, me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetarë. Republika e Kosovës është një tregim i suksesshëm me të cilin krenohemi të gjithë, por edhe miqtë tanë. Në vitin e katërt të pavarësisë, Kosova ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin politik, diplomatik, dhe atë të zhvillimit ekonomik. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Në ditën e shënimit të pavarësisë së Kosovës, ne kujtojmë të kaluarën e ndritur të Republikës së Kosovës. Kujtojmë përpjekjet një shekullore të popullit shqiptarë për liri dhe pavarësi. Përvjetori i katërt i pavarësisë së Kosovës, përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, një ngjarje madhore kjo për kombin shqiptarë në shekullin e kaluar. Në ditën si kjo, nderojmë dëshmorët tanë, ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e vendit tonë. Po ashtu, shprehim nderimin dhe respektin e lartë për heronjtë e gjallë të këtij vendi. Të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim kontribuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Përderisa dje sfidë kryesore ishe mbijetesa, çlirimi dhe pavarësia, sfidat e së ardhmes kombëtare janë bashkimi në një trung të përbashkët në Shqipërinë Etnikë, për atë që luftoi Skënderbeu, për atë deshi Ismail Qemali, dhe për atë që gjithë dëshmorët me në krye legjendarin Adem Jashari dhanë jetën e tyre. Qytetarët e Komunës së Preshevës, por edhe të Luginës mbesin me shpresë se idealet e patriotëve tanë të bëhen sa më shpejt realitet dhe të gjithë të kemi një festë kombëtare.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch