Home » Lajme, Vendore » Televizioni ABC News ka mundur të sigurojë draft- agjendën e vizitës dy ditore të kryeministrit Rama në Serbi me 22 dhe 23 tetor

Televizioni ABC News ka mundur të sigurojë draft- agjendën e vizitës dy ditore të kryeministrit Rama në Serbi me 22 dhe 23 tetor

RTP LOGOMëngjesin e të enjtes së ardhshme, Edi Rama dhe delagacioni prej 14 vetash, i përbërë dhe nga ministrat Bushati e Ahmetaj, pasi të jetë ulur mbi aeroportin e Beogradit, do të pritet në orën 11 nga homologu Aleksandar Vuçiq në pallatin Serbia. Këtë herë të dy shefat e qeverive do të jenë të detyruar, edhe me protokoll, të dëgjojnë himnet e flamurit të dy vendeve, pa u shqetësuar nga britma apo fërshëllima. Pas takimit kokë më kokë të dy kryeministrave, dhe atyre të dy delagacioneve, në orën 12. 15 minuta, Rama e Vuçiq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku me gjasë do të përgjigjen edhe për atmosferën e tensionit diplomatik të krijuar mes dy vendeve pas ndeshjes së 14 tetorit dhe deklaratat e ashpra të shefit të qeverisë së Beogradit, në adresë të shqiptarëve. Me përfundimin e konferencës, 45 minutat pasuese i janë rezervuar presidentin serb Tomisllav Nikoliq, dhe pas tij, në radhën e takimeve zyrtare, është ai me kryetaren e parlamentit. Pasditja e delegacionit shqiptar vijon me pjesëmarrjen e kryeministrit në një forum me titull “Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë”, ku veç përfaqësuesve të trupit diplomatik, marrin pjesë edhe ata të biznesit nga të dy vendet dhe shoqëria civile. Ish kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama, tashmë kryeministër, mbrëmjen e 22 tetorit, do të marrë nga kryebashkiaku i Beogradit, çelësin e qytetit, një simbol ky me të cilin edhe vetë Rama pati nderuar muzikantit serb Goran Bregoviq në kohën kur qeveriste Tiranën. Pasi të jetë pajisur edhe me çelës, Edi Rama pritet të realizojë edhe një shëtitje në këmbë në qytet. Kjo shëtitje ndoshta është planifikuar për të dëshmuar tolerancën e qytetarëve serbë, por pas ndeshjes së të martës nuk dihet nëse do të mbetet në fuqi. Mëngjesi i të nesërmes e zhvendos shefin e qeverisë shqiptare dhe delegacionin shoqërues, në Preshevë, fillimisht para godinës së këshillit komunal, ku më pas do mbajë dhe një fjalim në një podium të improvizuar. Më pas zoti Rama do të ecë në këmbë deri në maternitetin e financuar pjesërsisht nga qeveria shqiptare. Dita e dytë e vizitës, apo 23 tetori, përkon edhe me datën e vendimit te Uefas për ndeshjen e shumëdiksutuar Serbi- Shqipëri. Sipas ABC News, Bujanoci do të jetë ndalesa e fundit e delegacionit shqiptar, pas të cilit, disa minuta përmbyllëse do të shpenzohen në fabrikën “Protex”. Largimi nga territori serb do të bëhet në rrugë tokësore, përmes pikës së Konçulit. Por gjithçka është parashikuar në këtë draft vizitë, mund të variojë në varësi të zhvillimeve të tjera. Dhe vizita e këtij niveli, e quajtur historike dhe që vjen pas 70 vjetësh, mund të pësojë surpriza të minutës së fundit pas tensionimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

—————

24 orë pasi autoritetet shqiptare kanë paraqitur axhendën e vizitës së Kryeministrit në Serbi dhe turin e tij të së enjtes në Preshevë dhe Bujanoc, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç duket se është në vështirësi. Ai, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, deklaroi se nuk ka vendosur nëse do ta presë apo jo delegacionin shqiptar. Ky është një rast i paprecedentë në raportet diplomatike, pasi vizita është konfirmuar prej muajsh, si dhe axhenda ka qenë e përcaktuar. Anulimi i një vizitë të tillë shënon një rast që nuk ka ndodhur më parë në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve të caktuara. “Nuk do të vendos deri në fundjavë nëse ata do të jenë apo jo të mirëpritur. Ne nuk u frikësohemi bisedimeve, por duket se dikush nuk dëshiron të bisedojë, por kërkon që të kërcënojë Serbinë dhe të përhapë paqëndrueshmëri në rajon. Unë mund ta shoh atë dhe këdo tjetër në sy.”Por, Vizion Plus thotë se shkaku i dilemave të Vuçiç për të pritur Ramën në Beograd, është pikërisht çështja e Luginës së Preshevës. Kjo, duke qenë se Rama pritet që të ngrejë për diskutim pikërisht çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch