Kalimi i portierit të Lazios, Muslera, te Gallatasaray bëhet gjithnjë e më i vështirë. Në fakt, Lazio po punon për blerjen e mesfushorit shqiptar, Lorik Cana.
Mirëpo transferimi i tij në Gallatasaray duket i parealizueshëm. Muslera tashmë i shikon dyert e hapura në drejtim tjetër si në Tottenham, Arsenal e Fulham, që janë të gatshëm ta angazhojnë këtë portier.
“Muslera, me një çmim kaq të lartë nuk besoj se mund të vijë. Nuk e di se si një skuadër mund të shpenzojë kaq shumë para? Jo, nuk mundet. Cana? Ai është i lirë dhe mund të largohet”, ka thënë shefi i ri i shtabit teknik të Gallatasarayt, Fatih Terim.
Hasan Hasani