Home » Lajme, Vendore » Tërmet i fuqishëm në Durrës e Tiranë, raportohen për 4 viktima

Tërmet i fuqishëm në Durrës e Tiranë, raportohen për 4 viktima

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 ka shkatuar dëme serioze në Durrës. Tërmeti 6.4 rihter, shkatërrime në Durrës.

Njerëzit kërkojnë ndihmë. Një pallat është dëmtuar rëndë dhe banorët nuk dalin dot, raportojnë mediat shqiptare.

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë.

Dy viktimat e tjera janë në Durrës dhe Kurbin.

Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Tërmeti është ndier edhe në Kosovë e Maqedoni, derisa mësohet se ishte 6.4 shkallë rihter.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch