Home » Opinione » TERMOSTATI POLITIK I DAÇIQIT PËR (Ç)TENSIONIMIN E SITUATËS

TERMOSTATI POLITIK I DAÇIQIT PËR (Ç)TENSIONIMIN E SITUATËS

 

 

 

 

 

 

Shkruan: Mr. Nehat Hyseni     

 Derisa te nxemësja e dhomës e dijmë se temperaturën e regullojmë me termostat, atëherë logjika e shëndoshë na çon të mendojmë se edhe temperaturën politike e regullon ai që e ka “termostatin politik” në dorë. Sigurisht se nuk është vështirë të kuptohet se ky ishte premieri Daçiq, të cilit iu bashkangjit edhe presidenti Nikoliq, duke i përdorur mekanizmat e kërcnimit që ia mundëson aparatura shtetërore  e dhunës. Dhe ata mund ta bëjnë këtë kurdoherë,  sipas qejfit dhe nevojave të veta politike.

                                                              

Koha e shumëpritur  për zgjidhjen e problemit të serbëve të Kosovës ka filluar. Kjo është duke ndodhur , mjerisht, ashtu si nuk e dëshirojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, e sidomos shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sepse, jo vetëm që nuk janë të përfshirë shqiptarët e Luginës në këto bisedime, por  edhe janë kërcnuar  në mënyrë  absurd dhe të pabesueshme nga kreu i shtetit serb.

Ky agresivititet i kreut serb ka marrë si shkas Lapidarin e UÇPMB-së, i cili është vendosur para ndërtesës së  Kuvendit komunal të Preshevës,  në tetor  të vitit 2012. Dhe kjo u bë pa shumë bujë e publicitet. Pothuajse në një situatë krejtësisht normale dhe aspak të pazakonshme. Pra, kaloi  pothuajse pa u vërejtur fare deri në periudhën pas kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisënë fund të nëntorit.

Ndërkaq, në fillim të dhjetorit u paraqitën kërcnimet e furishme dhe befasuese të kryetarit të qeverisë së Serbisë Daçiqit. Edhe përgjigjet e pales shqiptare ishin të furishme dhe të menjëherëshme, duke e ngritur kështu  temperature dhe tensionet politike  deri në nivelin që nuk e kishim parë që nga përfundimi i luftës së armatosur në vitin 2001 dhe nga burgosja spektakulare e të rinjëve shqiptarë  dy ditë para zgjedhjeve të majit 2012, gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore.

Ky fenomen poltik që po ndodhë në Luginë duhet analizuar hollësisht, për të nxjerrur konkluzione të duhura lidhur me sjelljen e shqiptarëve konform nevojave dhe rethanave të kohës. Por, së pari duhet të kuptojmë se si “ngritet” dhe” ulet” temperatura dhe tensioned  politike në Luginë. Pra, kush ne ka “termostatin politik” në dorë për ta regulluar temperature sipas dëshirës së vet, ashtu si ne e regullojmë, bie fjala, termostatin e termos (nxemëses) në shtëpitë dhe banesat tona. Dhe kur e vëreejmë se temperature në dhomë ka rënë, atë, atëherë e  regullojmë termostatin për ta ngritur temperature, sipas dëshirës dhe nevojave tona.

Na duket e pabesueshme në pamje të pare, por edhe temperature politike ngritet dhe ulet sipas nevojës dhe dëshirave të dikujt.

Shtrohet pyetja: kush është ai person apo institucion që ka këtë mundësi të regullimit të temperaturës politike sipas dëshirës së vet?

Derisa te nxemësja e dhomës e dijmë se ate e regullojmë me termostat, atëherë logjika e shëndoshë na çon të mendojmë se edhe temperature politike e regullon ai që e ka “termostatin politik” në dorë. Sigurisht se nuk është vështirë të kuptohet se ky ishte premieri Daçiq, të cilit iu bashkangjit edhe presidenti Nikoliq, duke i përdorur mekanizmat e kërcnimit që ia mundëson aparatura shtetërore  e dhunës.

Pse nuk u regua nga kreu shtetëror serb  menjëherë pasi u vendos Lapidari i UÇPMB-së në tetor, por u prit  pothuajse  dy muaj për  këtë?

Me çka justifikohet kjo pritje kaq e gjatë e Daçiqit, i cili monitoron çdo lëvizje edhe më të vogël të situatës politike në Luginë dhe priti të kaloj një kohë kaq e gjatë? Ata dijnë të reagojnë aq shpejt për shumë gjëra, e aq më tepër do ta bënin tani.

Mendoj se arsyet politike janë ato që e shtynë Daçiqin dhe Nikoliqin për një veprim kaq të “vonuar” të tyre. Sepse, kjo ishte periudha e punimeve intensive reth ndërtimit të Përmendores përkujtimore për policët e rënë në luftë kundër ushtarëve të UÇPMB-së, në afërsi të fshatin Lluçan. Përmasat e saja janë gjigante. Ajo është e vendosur në një pozitë të ngritur dhe shihet fare mire qysh nga Autrostrada e Koridorit 10. Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë është  miniatural, i thjeshtë dhe i pakrahasueshëm me këtë objekt gjigant.

Andaj, heshtja kaq e “vonuar” e shtetit serb  mund të shpjegohet me pritjen derisa është përfunduar objekti në Lluçan dhe pastaj t’i vërsulen  Lapidarit tëshqiptarëve  në Preshevë. Kësaj ia shton peshën edhe koha e tanishme para shkuarjes në Bruksel të premierit të Kosovës Hashim Thaçit dhe premierit të Serbisë Ivica Daçiqit. Me këtë ata jo vetëm që dojnë ta shpërfillin lënien jashtë loje të shqiptarëve të Luginës në këto bisedime, duke i  detyruar  të merren tani me Lapidarin.

Lugina e Preshevës është një trevë ku Serbia bënë aventura dhe eksperimente politike nga më të ndryshmet, dhe meqë është “larg zemrës” së tyre, kjo i jep komoditet të plotë veprimi. Derisa burgosja spektkulare e të rinjëve shqiptarë ia shtoi Daçiqit votat reth 2,5 herë  (nga 7% në 18%), duke e radhitur në vendin e tretë të partive, që ia siguroi pozitën të vendos se me kend do ta formoj qeverinë, kurse vetes ia siguroi pozitën e premierit. Ky veprim Daçiqit i ka lënë shumë “lezet”, sepse e ka pjekur zanatin se si fitohen votat në Serbi. Ai këtë e ka mësuar nga babai i tij politik, Sllobodan Millosheviqi, i cili kishte arritur unifimin e serbëve dhe mbështetjen populiste që nuk ishte shënuar ndonjëherë në historinë e Serbisë dhe më gjerë.

Por as presidenti Nikoliq nuk don t’i mbes mbrapa, pa iubashkëngjitur Daçiqit dhe duke bërë garë se cili do të jet më antishqiparë, në mënyrë që ta përmirësoj pozitën e vet politike për t’i shpallur zgjedhjet e jashtëzakonëshme për ta “hequr qafe” Daçiqin si kryetar qeverie. Edhe ky zanatin e politikës e ka mësuar nga “babai” i vet poltik Vojisllav Shesheli.

Retë e zeza të politikës ultrashoveniste serbe i kanë vetëdijësuar edhe shqiptarët, të cilët kanë reaguar në mënyrë dinjitoze. Kësaj radhe Prishtina dhe Tirana zyrtare, si dhe faktori politik shqiptarë i Maqedonisë, kanë reaguar në mënyrën e merituar. Mbështetja dhe përkrahja mbarëshqiptare i ka inkarajuar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë pjesë e gjegrafisë shqiptare në trojet e veta stërgjyshore, të cilët duhet të veprojnë me urti e mençuri për t’iu përgjigjur me vendosmëri provokimeve dhe  tensionimit artificial të situatës politike në Luginë, të krijuara kësaj radhe, si dhe shumë herë të tjera, nga shteti serb.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch