Home » Lajme, Vendore » Tërrnoci përgatit padi për gazetën “Blic“

Tërrnoci përgatit padi për gazetën “Blic“

Qytetarët e Tërnocit të Madh të komunës së Bujanocit janë shprehur të revoltuar ndaj reportazhit në gazetën e përditshme Beogradase, “Blic” të datës 14 korrik 2013 në të cilën, Tërnoci është etiketuar si fole e drogës.

Banorët e këtij fshati reportazhin e gazetës “Blic” e konsiderojnë njollosje të radhës që po iu bëhet Tërrnocit nga mediat Serbe. Ata thonë se rënia e rezhimit të Millosheviqit nuk ndryshoi asgjë në raportin e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës, e aq tek mediat serbe të kryeqendrës për komunat me shumicë shqiptare. Ndërkaq rastin e gazetës “Blic” e ka dënuar edhe Bashkësisë Lokale e Tërnocit. Kryetari i kësaj Bashkësie Lokale Agim Haliti ka deklaruar se do të paraqesim aktpadi ndaj gazetarit Radoman Iriq.

” Në këtë reportazh të shkruar nga Gazetari Radoman Iriq është shkruar se, Tërnoci nga shqiptarët konsiderohet si kryeqytet i Bujanocit ku serbët nuk janë aq të mirëpritur. Në të shkruhet se i tërë pushteti komunal i Bujanocit është nga kjo komunë dhe se atje me dëshirë nuk shkon as xhandarmëria serbe. Tërrnoci në këtë artikull është quajtur fole e drogës, ku në të ka gjithmonë nga 1 tonë e gjysmë drogë.

Një artikull kaq i pa vërtet dhe me kaq fjalë ofenduese dhe nënçmuese për banorët dhe figurat publike të Tërrnocit ka shokuar banorët e komunës sonë”, theksoi kryetari i Bashkësisë lokale të Tërnocit Agim Haliti. Ai e ka dënuar këtë vepër të pa hijshme të gazetarit për artikullin e shkruar sipas të cilit Bashkësia Lokale e Tërnocit ka vendosë që ta padis gazetarin në fjalë, për të pa vërtetat që i ka thënë në artikull për Tërrnocin e Madh. “Në artikull nuk ishte lanë pa u përmend edhe që po flitet kohëve të fundit vjedhja e energjisë elektrike nga banorët tërrnocas. Duke thënë se çdo shfrytëzues i energjisë ka nga 100 mijë dinarë borxh dhe askush nuk e di se sa është numri i shfrytëzuesve të paregjistruar.

Këto të pavërteta që janë shkruar në një gazetë siç është Blic tregojnë joprofesionalizmin e mediave serbe, njëkohësisht metodat e mediave të dikurshme antishqiptare”, ka thënë mes tjerash kryetari i BL-së të Tërnocit. Shqiptarët e këtyre komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe pse paguajnë taksat Sërbisë, ata vazhdojnë të konsiderohen si qytetarë të rendit të dytë, terroristë, kontrabandues, diler të drogës, madje sipas mediave serbe edhe prodhues të saj. Edhe pse ky teritor është ndër teritoret me numër më të madh të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe , prapë Beogradi vazhdon ta mbajë nën tensionin e flakës dhe destabilitetit.

(Rijad Demiri/INA)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch