Home » Opinione » TERRORI SLLAVOMAQEDON MBI SHQIPTARËT E MAQEDONISË

TERRORI SLLAVOMAQEDON MBI SHQIPTARËT E MAQEDONISË

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni

Skenat e terrorit të makinerisë së tërbuar shtetërore të Serbisë, që ishim mësuar t’i shohim gjatë dhunës së shfrenuar të regjimit të Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët e Kosovës, u përsërit këto ditë me tërë mllefin dhe urrejtjen antishqiptare gjatë protestës së shqiptarve kundër aktgjykimit drakonik, me burg të përjetshëm të të dyshuarve për rastin “Monstra”.
Gjykata maqedone, vetëm në bazë të dyshimeve, pa prova, ka shpallur këtë aktgjykim, i cili i ngjanë një hakmarrjeje shtetërore mbi grupin, sipas Prokurorisë, të të dyshuarve për vrasjen  kohë më parë të  pesë qytetarëve maqedonë, duke ndërtuar aktakuzë në bazë të pretendimeve dhe dyshimeve pretencioze antishqiptare, e kurrësesi në bazë të fakteve dhe provave gjyqësore.
Zullumi shtetërorë mbi shqiptarët, gjatë protestës kundër aktgjykimit kapital, me të cilin grupi i gjashtë shqiptarve të dyshuar, dënohet me burg të përjetshëm ishte i përmasave Millosheviqane në vitet e 90-ta, ka filluar të reprizohet dhe të zbatohet me përkushtim nga pushteti maqedon.
Dihet se ku përfundoi regjimi i Millosheviqit: Serbia u bombardua nga NATO në vitin 1999, Kosova u çlirua nga Serbia dhe Millosheviqi përfundoi në Tribunalin e Hagës, ku përfundoi jeta e tij.
Ndërkaq, sa duket regjimi i Nikolla Gruevskit, i cili njihet si nacionalist ekstrem dhe si antishqiptar i përbetuar, në Maqedoni ka filluar ta kopjoj me fanatizëm Millosheviqin.
Andaj edhe fundin e tij personal dhe të Maqedonisë si shtet,nuk është vështirë ta parashikojmë. Sepse, në veri Maqedonia ka fqinjë Serbinë, e cila nuk i pranon maqedonët si komb dhe as Kisha Ortodokse Serbe nuk e pranon autoqefalitetin, apo pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedone, meqë Manastiri Prohor Pçinjski që gjendet  në territorin e Serbisë, ku u mbajtë ASNOM-i për themelimin e shtetit maqedon, njëkohësisht paraqet edhe bazën e pavarësisë kishtare të maqedonëve ortodoksë.
Për Serbinë, Maqedonia ka qenë dhe është “Serbi e Jugut”, kurse Shesheli në një marshim demostrues në vitin 1993, tabelat serbe i vendosi thellë në territorin e Maqedonisë.
Kurse, në kufirin lindor Maqedonia kufizohet me Bullgarinë, e cila nuk e njeh as kombin e as shtetin maqedon, duke pretenduar se maqedonët janë bullgarë, kurse gjuha maqedone sipas tyre është dialekt i bullgarishtes.
Greqia, si fqiu lindor, ka probleme se nuk e njeh emrin e Maqedonisë, meqë Greqia Veriore mbanë këtë emër.
Në perëndim Maqedonia është e banuar me shqiptarë, duke filluar  nga Ohri, Struga, Dibra, kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi e Kumanova dhe kufizohet me Shqipërinë dhe Kosovën. Pikërisht, shteti i brishtë i Maqedonisë është duke i treguar “dhëmbët” ndaj shqiptarve, duke trashëguar traditën e dhunës sllavokomuniste që ushtrohej në ish Jugosllavinë komuniste.
Këtu edhe qëndron keqkuptimi historik që është duke e bërë Pushteti maqedon në vazhdimësi, e sidomos qeveria ultrashoviniste e Nikolla Gruevskit, e cila nuk e përfillë fare faktin se është në koalicion me partin shqiptare, BDI-në e Ali Ahmetit.
Këtu është duke ndodhur gjatë kohë një paradoks: maqedonët me agresivitet të çmendur dhe histeri të tërbuar e primitive vërsulem mbi gjithçka shqiptare dhe kundër integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë, kurse shqiptarët, ose më saktë partnerët shqiptarë të koalicionit qeverisës me maqedonët, sikur brengosen tepër për ardhmërinë e Maqedonisë dhe për perspektivën e saj europiane?!

Pra, nga njëra anë maqedonët nuk duan t’ia dijnë fare për shqiptarët, kurse këta brengosen për shtetin maqedon!
Maqedonia është një shtet kreatyrë e regjimit komunist të J. B. Titos, kurse kombi maqedon kontestohet nga të gjithë fqinjët e saj.
Të vetmit janë shqiptarët të cilët nuk e kontestojnë as kombin e as shtetin maqedon, edhepse shtypen e terrorizohen e masakrohen çdo ditë e më tepër prej tij!
Vallë, cila është arsyeja që shqiptarët kujdesen aq shumë për mirëqenien she ardhmërinë e kësaj kreatyre shtetërore artificiale?

Pra, duket qartë se të gjithë janë kundër Maqedonisë si shtet i pavarur, kurse më së shumti për zhbërjen e këtij shteti janë të interesuar vet maqedonët me vëllezërit e tyre sllavë: serbët në veri, prej të cilëve gjithmonë kanë marrë instrukcione dhe ndihmë në persekutimin e shqiptarve, si dhe bullgarët në lindje, të cilët rrijnë gjithënjë të gatshëm për ta gllabëruar pjesën lindore të Maqedonisë. Natyrisht, edhe Greqia pretendon për pjesën e Maqedonisë së Egjeut.

Skenarët për rrënimin dhe zhbërjen e Maqedonisë si shtet janë vënë në funksion të plotë, kësaj radhe me shpikjen e fajsisë së shqiptarve lidhur me rastin “Monstra”, për të cilin denohen me burg të përjetshëm vetëm në bazë të dyshimeve të pabazuara dhe të pafaktuara të Prokurorisë maqedone!
Ky rast është shumë i ngjajshëm me rastin e vrasjes së gjashtë të rinjëve serb në një diskotekë në Pejë. Për këtë rast Serbia maltretoi e terrorizoi shqiptarët, duke i akuzuar si fajrorë, pa fakte e prova.
Ashtu si në rastin e “Monstra” në Maqedoni. Kurse, para pak muajsh, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq doli vet para mediave dhe deklaroi se ajo vrasje e të rinjëve në Pejë kishte qenë vepër e vet serbëve dhe ishte bërë për motive politike!
Natyrisht se edhe me rastin “Monstra”, sigurisht se do të vijë dita e do të zbardhet rasti, që do të tregojë autorët e vërtetë të këtij krimi makabër dhe për motivet politike që mund t’i kenë shtyrë për ta bërë atë. Motivi kryesorë, nuk mund të jetë ndryshe nga ai i Pejës: terrori dhe zullumi i pakontrolluar shtetërorë mbi shqiptarët!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress