Home » Lajme, Opinione, Vendore » Testet nga Serbia janë “bombë e kurdisur”!

Testet nga Serbia janë “bombë e kurdisur”!

Shkruan: Nehat Hyseni
Pas dhuratës “vëllazërore” të 1000 testeve të coronavirusit nga Serbia për Qeverinë Kurti në detyrë, për të cilin lajm po zien shtypi dhe mediat Botërore, si psh New York Times, etj., falë Albin Kurtit Serbia fitoi kredibilitet ndërkombëtar si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.Serbia i ofroi ndihmë “vëllazërore” edhe Malit të Zi, me respiratorë, që janë malli më i shtrenjtë dhe më i kërkuar dhe stabilimente më të kërkuara në tërë botën aktualisht, në luftën kundër coronavirusit.Madje shumëfish më i shtrenjtë se 1 mijë testet.Por, ata i refuzuan kategorikisht dhe nuk i pranuan respiratorët e Serbisë, edhepse ky shtet ka pothuajse gjysmën e popullatës së vet të nacionalitetit serb.Mali i Zi, pra, e refuzoi kontingjentin me respiratorë për pacientët e sëmurë rënd nga coronavirusi, që i mungojnë shumë jo vetëm Malit të Zi, por edhe Amerikës dhe tërë botës dhe që janë shumë të kushtueshme, kurse Qeveria ultramajtiste e neokomuniste e Kosovës, që është me kompetenca të reduktuara, meqë është rrëzuar më 25 mars nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me mbi 2/3 e deputetëve i pranoi pa hezitim dhe pa më të voglin dyshim?!Gjithësesi, ky pranim i këtij donacioni nga Serbia, që është bërë lajm Botëror në këtë kohë pandemie, është më tepër se pranim të një donacioni “humanitar”.Duhet thënë troç: ky është donacion politik, me mesazh bombastik brenda tij.Realisht, ky pranim i donacionit nga Serbia është bombë e kurdisur kundë Pavarësisë dhe sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe shmangëje nga miqësia dhe partneriteti strategjik me SHBA-në dhe BE-në, në drejtim të Serbisë, Rusisë dhe Kinës.Ky është mbase edhe shpjegimi pse kryeministri në detyrë Albin Kurti mori kinezin si këshilltar profesional në kabinetin qeveritar.Vallë, a nuk paska pasë në këtë botë asnjë gjerman, apo europian e amerikan, por e ka gjetur kinezin, shteti i të cilit nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe është armik i këtij vendi?Por, edhe më i trishtueshëm e më makabër është sqarimi i zëdhënësit qeveritar në një emision televiziv ku pa fije turpi deklaron se ky kinez paska shtetësi amerikane.Ç’rëndësi ka kjo?Shqiptari me shtetësi amerikane, vallë nuk është shqiptar?Apo serbi me shtetësi amerikane, nuk qenka serb?Pra, këshillëtari kinez në kabinetin e Qeverisë Kurti është bombë e kurdisur apo instrument për orientimin e qartë politik nga lindja dhe kundër orientimit tonë kaherë të deklaruar e qartësuar si euro-atlantik, pro-amerikan e pro-perëndimor, e kurrësesi jo pro-kinez, pro-rus dhe pro-lindor!Aq më keq, në pyetjen e gazetarve se me çfarë dokumentash kan hyrë 1000 testet kundër coronavirusit nga Serbia, kryeministri në detyrë Kurti, i rudhë krahët dhe thotë se nuk e din.A nuk flet kjo për papërgjegjshmërinë ekstreme të tij ndaj raporteve me Serbinë, si shtet armik i Republikës së Kosovës, që aq shumë vuajtje e dhëmbje, terror e vdekje na ka shkaktuar?Prandaj, pyetja ekzistenciale, jetike për të gjithë neve është: Cili është drejtimi dhe rruga kah po e çon Kosovën Albin Kurti dhe tarafi i tij qeverisës i Qeverisë në detyrë?!Bravoooo kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit!!!Tani po e kuptojmë se sa me “sinqeritet” e ka VV luftën kundër “shkëmbimt të territoreve” dhe kundër “zajednicës”, sepse për ato nuk do ketë nevojë meqë këta po përpiqen që të na kthejnë në gjendjen e para vitit 1999, që të jetojmë në një shtet, në “vëllazërim-bashkim”, jo si dikur në kohën e Jugosllavisë së Titos, por në shtetin e Serbisë, madje pa Amerikën dhe pa BE-në, që të mos përzihen në “punët tona të brendëshme”!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch