Home » Lajme, Rajonale » Tetë persona janë arrestuar, Çavkov është shkarkuar nga Shtabi operativ

Tetë persona janë arrestuar, Çavkov është shkarkuar nga Shtabi operativ

Për ngjarjet e djeshme të dhunshme në Kuvend, në të cilën janë lënduar disa deputetë në Stacionin Policor Gazi Babë janë arrestuar tetë persona me të cilët ende po punohet, ka informuar zëvendës ministri Jordan Lamanovski, cili shtoi se është siguruar video material për identifikim dhe zbulim të autorëve të mundshëm.

Lamanovski ka kumtuar se me shtabin operativ pranë MPB-së tani udhëheq ministri Agim Nuhiu në vendin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, i cili deri tani ka udhëhequr me shtabin.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sot në press koferncë pas dhunës dhe goditjeve që mori dje nga huliganët maqedonas në Kuvend u shpreh se deputetët e BDI-së ishin pranë meje.

“Xhaferi, Grubi ishin pranë meje, mungesa e Ahmetit ishte strategjia jonë” u shpreh Zaev.

 

Skenat e dhunës në Parlamentin e Maqedonisë kanë pushtuar titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare ndërsa site të shumta kanë shkruar për situatën e tensionuar.

“Shpërthen dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, pasi një deputet shqiptar zgjidhet në postin e Kryeparlamentarit”shkruan gjiganti amerikan, CNN, ndërkohë që një hyrje të ngjashme pasqyrohej edhe në artikullin e rrjetit britanik BBC.

Në shkrimet e këtyre dy mediave të mirënjohura, përshkruhet situata në Maqedoni, ndërsa theksohet se nacionalistët kanë pushtuar rrugët e Shkupit, qëkurse lideri i social-demokratëve, Zoran Zaev, arriti një marrëveshje për të formuar qeverinë me partitë shqiptare.

“Protestuesit futen në parlament dhe sulmojnë deputetët” është titulli i një tjetër portali prestigjoz, siç është The Guardian.

Në shkrimin e detajuar theksohet se afro 200 protestues, një pjesë e të cilëve me maska, me anë të forcës thyen kordonin e formuar nga Policia. Nga ana tjetër, Uashington Post, ka publikuar pamjet filmike, nën titullin “Protestuesit rrahin ligjvënësit në Maqedoni”.

Ndërkohë, agjensia reuters i ka përcjellë zhvillimet përmes fotografive që janë shkrepur nga korrespondentët në Shkup, dhe ku bie në sy, lideri i social-demokratëve me kokën e fashuar, ndërsa largohet nga Parlamenti nën masa të rrepta sigurie.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski dënoi dhunën në Kuvend dhe vuri në dukje se përplasja fizike nuk është mënyrë për t’u marrë me veprimet politike. Në të njëjtën kohë, siç theksoi ai, e dënon edhe dhunën politike nga LSDM të cilët vendosur të shkojnë në mënyrë të paligjshme për arritjen e objektivit, transmeton TetovaSot.

“Pa rregulla, dhe pa rendin e gjërave dhe me kryesues tjetër LSDM-ja shpalli të ashtuquajturin Kryetari të Kuvendit, dhe kjo nuk duhet të ndodhte. Duke pasur parasysh ngjarjet Zaevi kemi rënë në përfundim se do të vijë deri te kjo gjë dhe kemi apeluar për të mos bërë ndarje shtesë. Nuk kishte asnjë nevojë për shkuar në këtë mënyrë, pasi i njëjti krijon vetëm probleme. Kjo ishte pjesë e skenarit, dhe më parë u recitua në Kuvend edhe himni shqiptar. Dëshira ishte për të provokuar një konflikt në mes të deputetëve, tha Dimovski.

Sipas tij, dialogu është e vetmja mënyrë për të dalje nga problemi politik dhe se të gjitha çështjet e demokracisë zgjidhen nëpërmjet komunikimit.

Ja momenti kur Ibrahimi i Besës këndon himnin shqiptar në kuvend (VIDEO)

blob:http%3A//www.dailymotion.com/7b320e9c-9e5b-46ea-961a-7798c84973c4

Huliganët edhe nga partia e Amdi Bajramit, shefi i kabinetit të kryetarit të Shuto Orizares me maskë në kokë (VIDEO)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore