Home » Lajme, Vendore » Teuta Azizi fituese spektaklit “Talenti i Luginës 2013”

Teuta Azizi fituese spektaklit “Talenti i Luginës 2013”

Teuta Azizi shpallet fituese e vendit të pare e edicionit të tretë të Spektaklit Talenti I Luginës 2013. Përveq shtatë cmimeve që u ndanë për më të mirët e ktij spektakli, u ndanë  mirënjohje edhe  për  gjithë  pjesëmarrësit e këtij edicioni.

Talenti I luginës ka  përmbyllur edicionin e tretë  në skenën e Shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica. Mbrëmjen finale e kanë përcjellë  qindra spektatorë në sallë  por edhe mijëra telespektatorë   përmes Radio Televizionit Presheva  të cilët kanë pasur mundësi të ndjekin interpretimin e drejtpërdrejtë të 16 konkurrentëve.Gara për çmimin e parë ishte e fortë,e këtë arriti ta rrëmbejë Teuta Azizi me këngën shkolla Wilson.  Nga  të gjitha interpretimet e ndryshme juria përzgjodhi Teutën si më e mira në Talentin e Luginës.Por në këtë spektakël nuk munguan as çmimet tjera ku  disa nga konkurrentët u ndjenë të lumtur e disa nuk kishin pritur asnjë çmim.Por më të vështirë në këtë mbrëmje e kishin anëtarët e jurisë, pasi   konkurrenca  ishte mjaft e lartë.Sipas profesoreshës edhe më tej duhet të vazhdojnë  spektakle të tilla, pasi fëmijët e këtij vendi kanë talent të performojnë në mënyra të ndryshme.

Nga spektakli Talenti i Luginës kanë dalë mjaft talent të cilët sot marrin pjesë nëpër festivale të ndryshme  në trojet shqiptare.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch