Home » Intervistë » Teuta Sahatçiu: Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Teuta Sahatçiu: Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Sahatçiu për Radiotelevizionin Presheva në një intervistë ekskluzive ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Sahatciu, për Radiotelevizionin Presheva ka theksuar se deri më tani në viset ku jetojnë shqiptarët ka pasur vetëm deklarime të ndryshme nga qeveria shqiptare dhe ajo kosovarë pikërisht në prag të pavarësisë së 100 vjetorit të Shqipërisë aty kur ndjenjat e patriotizmit ishin shumë më të theksuara dhe emocionet më të ngritura. Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan konkret për ti dalë në krah shqiptarëve në atë pjesë, potencon deputetja e LDK-së. Sipas zonjës Sahatçiu, situata politike nuk dallon nga spektri politik në Maqedoni e Mal të Zi. Mendoj se ekziston një mungesë e një kohezioni të përbashkët në mënyrë që çfar do veprimi të mos jetë at-hok por të jetë pjesë e një plani që do të fuqizonte më shumë shqiptarët ku do që janë./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch