Home » Lajme, Politikë, Vendore » THAÇI: AS NDARJE, AS SHKËMBIM TERRITORI, BASHKIM I LUGINËS

THAÇI: AS NDARJE, AS SHKËMBIM TERRITORI, BASHKIM I LUGINËS

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se nuk është edhe aq optimist se do të ketë marrëveshje me Serbinë. Por, u shpreh i vendosur se nuk do të ketë ndarje e as shkëmbim territori, por që Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.

“Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam thënë qe disa herë se është proces i vështirë, i rënd por i domosdoshëm. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë gjasat janë minimale. Por, ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika”, ka thënë ai.

Ai edhe njëherë ripërsëriti në mënyrë kategorike se nuk do të ketë ndarje, e as shkëmbim territoresh. Idetë e tilla të Serbisë, tha ai nuk do të realizohen asnjëherë.

“Jam i përkushtuar për arritje të marrëveshjes dhe pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës kam propozuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, si mundësi e vetme për të legjitimuar kërkesat e shqiptarëve atje. Kjo nënkupton jo ndarje për Kosovën , jo autonomi për serbët”.

“Korrigjimi i kufijve nënkupton bashkangjitjen në tërësi të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, që duhet të jetë proces i rregullt dhe transparent. Nëse ndodh pajtueshmëria nga Kosova e Serbia, atëherë askush nuk do të dal kundër për dialogut. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, shkëmbim apo autonomi. Do të ketë vetëm korrigjim nëse ka pajtueshmëri nga dy anët”, ka shtuar Thaçi.

Sipas tij, kërkesa e liderëve të Luginës është institucionalizuar, por do të prezantohet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Këtë momentum nuk duhet humbur, nëse nuk shfrytëzohet mirë, edhe kështu qytetarët e Luginës po vijnë në Kosovë, janë larguar rreth 12 mijë njerëz nga atje, shqiptarët e atjehit duhet t’i gëzojnë të drejtat e plota sikurse shqiptarët tjerë. Kjo nuk sjell frikë, por mundësi të reja. Pastaj, do të jetë shumë vonë nëse humb kjo mundësi. 91% e qytetarëve të Kosovës e mbështesin idenë e bashkangjitjen e vendit me Luginën, prandaj politika duhet vetëm ta respektoj vullnetin e qytetarëve”, ka theksuar Thaçi.

I pyetur pse ka ndryshuar qëndrim sa i përket kufijve të Kosovës, Thaçi ka thënë se takimi me liderët e Luginës ia ka ndryshuar mendjen.

“Pas takimit me krerët e luginës kam ndryshuar, e kërkesa e tyre më obligon të institucionalizoj atë, duke përjashtuar çdo mundësi të ndarjes, shkëmbimit apo ndonjë autonomie”, është përgjigjur Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media ka thënë se pa normalizim të raporteve, as Kosova dhe as Serbia nuk mund te lëvizin drejt anëtarësimit.

“Nëse ndodh dështimi i dialogut me fajin tonë, Kosova mund të shndërrohet në një Qipro veriore, Oseti, apo Nagorni Karabah. BE-ja dhe SHBA-ja janë kundër kësaj gjendjeje të ngrirë, andaj të gjithë në Kosovë e Serbi duhet të punojmë për një marrëveshje te balancuar”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, këtë liderëve kosovarë në Bruksel ua kanë thënë miqtë e Kosovës. Këto vende që i përmendi Thaçi janë pa status të definuar dhe nuk njihen si shtete nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërsa gjatë kësaj konference ai është zotuar se është i gatshëm që t’ia lëshojë LDK-së udhëheqjen e bisedimeve në Bruksel.

“Jam i gatshëm që zotëri Hoti ta udhëheq bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Krejt potencialet tona do të jetë të Hotit si kryenegociator presidenca dhe shumica e partive politike. Ne do të jemi në mbështetje të tij”, është shprehur ai.

Ai ka falënderuar të gjitha institucionet e sigurisë për parandalimin e incidenteve dhe situatave të cilat do të ishin mesazh i keq i Kosovës në botë.

Thaçi ka thënë se Kosova do t’i përmbushë të gjitha marrëveshjet e Brukselit duke përfshirë edhe Asociacionin por me respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

 

RTK

Posted by RTK on Wednesday, August 8, 2018

RTK

Presidenti Hashim Thaçi konferencë për media

Posted by RTK on Wednesday, August 8, 2018

/RTK/

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch